Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ishte mysafiri i radhës në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV me autor Gazmend Morina.
Ai ka folur për shume tema politike të viteve të mëparshme dhe aktuale në vend.
Tutje ai ka folur edhe për lëndën e edukimit fetar e cila sipas analistit duhet të futet si lëndë nëpër shkollat e Kosovës.
“Jemi vetëm ne, Shqipëria dhe Franca që nuk ekemi lëndën e edukimit fetar nëpër shkollat tona, dhe kjo është një gabim jashtëzakonisht i madh, sepse shkollat serbe në Kosovë kanë një përparësi që e kanë si lëndë nëpër shkolla, merre me mend qeveria e Kosovës me taksa tona paguan popat ortodoks për me dhënë mësim në shkolla publike”, ka thënë analisti Spahiu.
Ndiqeni intervistën KËTU