Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marrëveshja mes Putinit dhe Vuçiqit, Presidenca: Deri kur do ta tolerojë BE-ja këtë?

29/05/2022 - 18:06
në Kryesore, Lajme
A A
Marrëveshja mes Putinit dhe Vuçiqit, Presidenca: Deri kur do ta tolerojë BE-ja këtë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Serbia do të ketë një çmim shumë të favorshëm për gazin rus dhe se një marrëveshje për furnizime me këtë lëndë, që do të nënshkruhet, do të jetë trevjeçare, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Për këtë marrëveshje ka reaguar Presidenca e Kosovës.

Shefi i stafit të këtij institucioni, Blerim Vela pyeti se deri kur do ta tolerojë Bashkimi Evropian një gjë të tillë.

“#Putin & #Vuçiq ranë dakord në një telefonatë sot se #Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për #Serbinë dhe dy vendet do të forcojnë partneritetin e tyre.

Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, shkroi ai në Twitter.

Vuçiq të dielën tha se Serbia do të vazhdojë të blejë gaz rus dhe çmimi do të jetë në bazë të formulës ekzistuese, e cila varet nga lëvizjet e çmimeve të naftës në tregun botëror, që nënkupton “ne do të kemi çmimin më të favorshëm të gazit në Evropë”.

Çmimi i gazit që Serbia do të blejë nga Gazpromi rus aktualisht është tri herë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane, ndërkaq në dimër, ky çmim do të jetë dhjetë deri në 12 herë më i ulët.

Vuçiq tha se çmimi pritet të jetë 340 deri në 350 dollarë për 1,000 metër kubikë të gazit, por “ky nuk është çmimi final sepse do të varet nga sasia që do të dërgohet”.

Ai theksoi se janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliardë metër kubikë gaz në vit dhe shtpi se Serbisë i duhen edhe 800 milionë metër kubikë për shkak të zhvillimit të industrisë.

Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 maj.

Serbia kryesisht është e varur nga Rusia në sektorin e energjisë dhe në tregun e gazit dhe naftës në Serbi, monopol ka krijuar kompania ruse, Gazprom.

Gazpromi, drejtpërdrejtë apo përmes kompanive kontraktuese, është furnizuesja kryesore e naftës në Serbi. Po ashtu, kjo kompani ruse është e vetmja furnizuese e gazit në Serbi dhe ka në pronësi tubacionet e gazit që sjellin këtë lëndë nga Rusia në Serbi, raporton REL.

Furnizimet me gaz ishin tema kryesore e vizitës së Vuçiqit në Rusi më 25 nëntor të vitit 2021.

Pas takimit me Putinin, Vuçiq deklaroi se në gjashtë muajt e ardhshëm çmimi i gazit rus për Serbinë nuk do të ndryshojë dhe do të jetë 270 dollarë për 1,000 metra kubikë.

Vuçiq më pas deklaroi se kishte diskutuar me Putinin për marrëveshjen e re, por shtoi se nuk do të jepte detaje derisa marrëveshja të nënshkruhej. Megjithatë, ai theksoi se Serbia do të ishte “e kënaqur” dhe se çmimi do të ishte “i arsyeshëm”.

Sipas një deklarate të Kremlinit, Putin kishte deklaruar se “një zgjidhje e pranueshme” do të arrihej për çmimin e gazit rus që i shitet Serbisë.

Në konferencën për media më 29 maj, Vuçqi po ashtu tha se i ka prezantuar Putinit qëndrimin e Serbisë për të arritur paqe në Ukrainë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se presidenti rus po ashtu i tregoi atij të dhënat më të reja për këtë çështje, por edhe qëndrimin e tij.

“Ai tha se është ofruar një marrëveshje, e cila është në tavolinë në Moskë, Kiev dhe në qendrat e tjera. Kam dëgjuar disa elemente, por nuk është diçka me të cilën mund të merrem. Shpresoj që paqja të arrihet. Për të tjerat, unë mund të them se kemi pasur një bisedë korrekte dhe të mirë”, tha Vuçiq.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke bërë që Perëndimi të vendoste sanksione të ashpra ndaj Moskës. Serbia është i vetmi shtet në rajon që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Finlanda konfirmoi më 21 maj se Rusia kishte pezulluar gazsjellësin, pasi ky shtet nordik refuzoi që të paguante me rubla për gazin e blerë nga Gazpromi.

Rusia po ashtu ka suspenduar furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, të cilat po ashtu kanë refuzuar që të paguajnë me rubla për energjinë ruse.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë