Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nga tetori pa pagë” – Agjencia e Punësimit pa drejtues, vonesat e pagave shqetësojnë punonjësit e angazhuar përmes saj

13/11/2024 - 16:27
në Lajme
A A
“Nga tetori pa pagë” – Agjencia e Punësimit pa drejtues, vonesat e pagave shqetësojnë punonjësit e angazhuar përmes saj

"Nga tetori pa pagë" - Agjencia e Punësimit pa drejtues, vonesat e pagave shqetësojnë punonjësit e angazhuar përmes saj Insajderi.org - 1

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mungesa e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Punësimit të Kosovës (APRK) po shkakton vonesa në ekzekutimin e pagave për disa punonjës të angazhuar përmes saj. Insajderi ka pranuar ankesa nga punëtorë që nuk kanë marrë pagat e tyre dhe ka pritur prej dy javësh përgjigje nga APRK dhe Ministria e Financave për sqarime zyrtare mbi situatën Insajderi ju sjell detajet.

Një punëtor i punësuar në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Kosovës, në kushte anonimiteti, ka deklaruar për Gazetën Insajderi se nuk ka marrë pagë që nga muaji tetor, duke përmendur se kjo situatë ka ndodhur për shkak të mungesës së një drejtuesi në agjenci.

“Që nga muaji tetor nuk kemi marrë paga nga APRK-ja,” tha ai, duke sqaruar se agjencia është e obliguar të kryejë pagesa mujore për punëkërkuesit e punësuar përmes saj.

Aktualisht, Agjencia e Punësimit është pa Drejtor Ekzekutiv dhe pa zëvendësdrejtoreshë, pasi mandatet për të dy pozitat kanë skaduar.

Agjencia në një përgjigje për Insajderin ka konfirmuar se, procedura për përzgjedhjen e një drejtori të ri ka dështuar, meqenëse asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur pragun minimal prej 70% të pikëve në konkurrim.

“Procedura e konkurrimit për Drejtor Ekzekutiv ka dështuar, ngase sipas komisionit asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur mbi pragun minimal të 70% të pikëve. Po ashtu, për këtë procedurë është parashtruar ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, dhe ne jemi në pritje të vendimmarrjes nga KPMSHCK,”.

Ata thanë se zyrtarët e agjencisë kanë marrë pagat në kohë, megjithatë, nuk kanë sqaruar nëse kjo vlen edhe për punëkërkuesit që janë punësuar përmes agjencisë.

“NJMBNJ konfirmon se të gjithë zyrtarët e APRK kanë marrë paga siç çdo muaj tjetër,” thuhet në përgjigjen e agjencisë.

Sipas punëtorit anonim, vonesat në pagesa janë konfirmuar edhe nga zyrtarë të agjencisë, të cilët kanë theksuar se kjo situatë është rezultat i skadimit të mandateve të drejtuesve kryesorë të agjencisë.

“Në disa telefonata të bëra për të kërkuar shpjegime, vetë zyrtarët kanë konfirmuar se kjo është një problematikë që prek të gjithë punëkërkuesit e angazhuar përmes Agjencisë,” shtoi ai.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Financave për të sqaruar nëse është planifikuar një afat për emërimin e drejtorit të ri apo ndonjë veprim të përkohshëm për të mbështetur agjencinë në ekzekutimin e pagave, por ministria nuk ka kthyer ende një përgjigje.

Një konkurs për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës ishte hapur edhe para afro 4 muajve. Përkundër thirrje pozita po vazhdon të mbetet vakante.

Theksojmë se pozitën e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Punësimit deri në fund të muajit shtator e mbante Jehona Rexha.

JU REKOMANDOJMË

”Vetëm studentet, Rama n’burg Berisha burg”, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te ministria e Arsimit

”Vetëm studentet, Rama n’burg Berisha burg”, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te ministria e Arsimit
24/10/2026 - 14:24

Protestat e sotme i nisi ajo e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Me...

Më shumëDetails

Rritja e tarifës në rrugën e Kombit në 8 euro, deklarohen nga qeveria e Edi Ramës

Rritja e tarifës në rrugën e Kombit në 8 euro, deklarohen nga qeveria e Edi Ramës
24/10/2026 - 14:08

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci ka reaguar pas informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale për një rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit...

Më shumëDetails

Partitë s’rrinë pa zgjedhje, VV i shpalli për t’u ‘ripërtrirë’, PDK pritet t’i caktojë pas dorëheqjes së Hamzës, LDK duhet ta bindë Abdixhikun

Partitë s’rrinë pa zgjedhje, VV i shpalli për t’u ‘ripërtrirë’, PDK pritet t’i caktojë pas dorëheqjes së Hamzës, LDK duhet ta bindë Abdixhikun
24/10/2026 - 13:58

‘‘Zgjedhjet’’ vazhdojnë të jenë kryefjala e skenës politike në Kosovë. Ani pse, ky proces ka përfunduar në nivel vendi të paktën për një kohë, i njëjti ka filluar...

Më shumëDetails

“Qeveria nuk rrëzohet me dhunë”, Rama: Për 4 muaj kam dëgjuar sharje, asnjë kërkesë konkrete

“Qeveria nuk rrëzohet me dhunë”, Rama: Për 4 muaj kam dëgjuar sharje, asnjë kërkesë konkrete
24/10/2026 - 13:57

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e ditëve të fundit, duke u ndalur te dhuna, akuzat për organizimin e saj dhe kërkesat e qytetarëve për përmirësimin e kushteve...

Më shumëDetails

Onkologjia e pranon se mungoi “Palbociclibi”, ilaçi për pacientët me kancer

Onkologjia e pranon se mungoi “Palbociclibi”, ilaçi për pacientët me kancer
24/10/2026 - 12:26

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka konfirmuar mungesën e ilaçit për të cilin ka folur edhe një paciente e kësaj klinike, që ka ndërruar jetë ditë më parë....

Më shumëDetails

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë të votojnë në zgjedhjet në Serbi
24/10/2026 - 12:04

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rrustemi pas kthimit të Ligjit për Specialen: Kuvendi i ka dy opsione

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë