Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Varhelyi dhe Von Cramon nesër në Beograd, presion Vuçiqit për Kosovën

29/05/2022 - 22:40
në Kryesore, Lajme
A A
Varhelyi dhe Von Cramon nesër në Beograd, presion Vuçiqit për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të hënën, presidenti i Serbisë Aleksander Vuciq, do të marrë mesazhe të drejtpërdrejta dhe të qarta nga Bashkimi Evropian për sa i përket raporteve me Rusinë dhe çështjen e dialogut me Kosovën.

Në orën 10 : 30, në Beograd, të hënën, Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq, do ta takojë raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon. Ndërkaq, pasdite, një takim me Presidentin e Serbisë, do ta ketë edhe Komesioneri për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi.

Radio Kosova merr vesh se Presidentit serb, si nga Viola von Cramon, ashtu edhe nga zoti Oliver Varhelyi, do t’i përsëritet qëndrimi i Brukselit, për t’i vendosur sanksione Rusisë dhe për të gjetur një zgjidhje në kuadër të dialogut me Kosovën për temat siç është energjia dhe marrëveshjet tjera  të pazbatuara deri më tani.

Burime në Bruksel i thanë Radio Kosovës, se Presidentit serb përgjithësisht do t’i bëhet presion për të punuar në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që në esencë ka njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Von Kramon disa herë ka shprehur qëndrime kritike ndaj Presidenti të Serbisë dhe Qeverisë së Serbisë për sa i përket Kosovës, ndërsa për këtë ka qenë në shënjestër të mediave serbe shumë herë, duke e shpallur si pro shqiptare dhe lobiste të pavarësisë së Kosovës. Takimet të hënën në Beograd, vijnë pasi Pesidenti serb, Aleksander Vuçiq ka zhvilluar të dielën një bisede telefonike me presidentin rus, Putin, ku sipas njoftimit të vetë Vuciq, kishin biseduar edhe lidhur me Kosovën.

Vuçiq, gjithashtu u ka thënë mediave se me Presidentin rus janë marrë vesh për të nënshkruar një marrëveshje trevjeçare për furnizimin e Serbisë me gazin rus me çmime të favorshme. Ai ka pranuar për mediet serbe, se të hënën dhe ditëve në vazhdim, Serbia do t’i nënshtrohet një trysnie të fuqishme për sa i përket politikës së jashtme. Ai theksoi se do të dëgjojë çfarë kanë për të thënë Viola von Cramon dhe zoti Varhelyi, sidomos ky i fundit, pasi ai është pjesë e politikave ekzekutive të Bashkimit Evropian si komesioner për fqinjësi dhe zgjerim i Komisionit Evropian.

Vuçiq ka pranuar se ka presion të përditshëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se Perëndimi po i kërkon që sa më parë të zgjidhë problemin me shqiptarët. Vuçiq theksoi se “Bashkësia ndërkombëtare po vazhdon të insistojë në qëndrimin se rasti i Kosovës  është ”sui generis” dhe se “Perëndimi po synon ta detyrojë Serbinë të  arrijë marrëveshje me shqiptarët për njohjen e pavarësisë e Kosovës”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë