Pesë komisipne të Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen të enjten.
Sipas agjendës:
-Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025;
-Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025;
-Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025;
-Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2025;
-Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2025.