Kryesia e Kuvendit ka paraparë mbledhje për sot në orën 11:00.
Veç pikave të mbetura nga seancat e kaluara, kryesia ka në plan edhe një seancë të re.
Pika e fundit e rendit të ditës thotë se ne këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.
Veç saj, në rend dite është votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb, votimi i mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend













