Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pamje nga stalla e familjes së Fitore Pacollit që iu ndan 100 mijë euro, familjarja: 10 hektarë tokë me e lanë djerrinë a?

16/11/2024 - 17:30
në Lajme
A A
Pamje nga stalla e familjes së Fitore Pacollit që iu ndan 100 mijë euro, familjarja: 10 hektarë tokë me e lanë djerrinë a?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka fituar një grant afër 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Faton Peci.

Nacionale gjatë ditës ka qëndruar në vendin ku është ndërtuar stalla për të cilën u dhanë këto para publike.

Mes tjerash, Nacionale ka kontaktuar edhe numrin e biznesit, ku në telefon është përgjigjur një grua, e cila ka thënë se është familjare e Blerim Pacollit, por pa specifikuar se kush konkretisht.

Ajo ka pasur akuza të rënda ndaj mediave që po e përcjellin këtë rast, derisa më vonë, në një shkrim në Facebook, edhe Fitore Pacolli paralajmëroi padi ndaj të gjithë gazetarëve që raportuar rreth kësaj.

Më poshtë, ndiqni videon dhe transkripten nga biseda me anëtaren e familjes Pacolli.

Besarta: A është numri i Blerim Pacollit?

Familjarja: Po?

Besarta: Besarta prej Nacionale, a jeni lodhë, qysh jeni?

Familjarja: Mirë

Besarta: Me kë po bisedoj?

Familjarja: Me familjar.

Besarta: A mundeni me ma jep Blerimin, më fal?

Familjarja: Unë veç dokumentat muj me t’i qitë, Blerimi nuk muj me ta dhënë se nuk është këtu për qitash. A po i don dokumentat me ti qitë?

Besarta: Poo, çfarë dokumentash?

Familjarja: …që e ka fitu grantin, se ju jeni tu u marrë me sene palidhje, të kota, edhe po bëni propaganda. Gazeta Nacionale bile bash qajo, janë dokumentat që nuk e ka fitu grantin me hajni as me kurrgjë, veç me mundim.

Familjarja: Çka jeni tu thanë se s’kuptova? Po i ka pasë ma herët ka pasë dele, dhi, ka shit, i ka marrë, i ka ndrru loptë, ka bërë lopë. 10 hektarë tokë i ka, çka është kjo punë me juve, me juve gazetat që po thoni po na sulmojnë, kërkush nuk është kah ju sulmon po ju tani po sulmoni njerëz të tjerë. Ky është sulm. Çka po donë me thënë? Është ferma, hala nuk është zhvillu, është në proces, nuk e di pse po merrni me sene të kota, pse nuk merreni me diçka që është me u marrë, po me sene të kota.

Besarta: Zonjë bëhet fjalë për 100 mijë euro.

Familjarja: Ani bëhet fjalë, po nuk i ka vjedhë.

Besarta: Është vëllai i deputetes.

Familjarja: Pa marrë parasysh, tash nuk po dashka me ekzistu asnjë familjarë, nëse e ka dikë deputete, asnjë familjarë nuk po dashka me punu e ekzistu në këtë Kosovë a?

Besarta: A i ka ndihmu Fitorja vëllait të vet, a ka intervene?

Familjarja: Hiq nuk e ka ndihmu. Shkoni pytni atje në Ministrinë Bujqësore, nuk ka pasë aty Fitorja asnjë gisht, jeni shumë gabim, nuk ka Fitorja punë aty hiq, nuk merret Fitorja me atë punë hiq, mos i birni njerit në qafë pa nevojë.

Ma herët u hap firma, po u kan gabim. Firma u kan ma herët e kërkume, po janë kanë tri shkronja, që u dashtë me i shtu gabim e qato tri shkronja i kanë përshpejtue, më herët ka konkurrue, nuk është qetash, nuk është qathere.

Nuk ka Fitorja kontakt hiç me vëllain e vet, se e ka shpinë e vet Fitorja, e ka familjen e vet, vëllai e ka familjen e vet, kështu që nuk ka lidhje Fitorja, bile s’u marrë hiç me këtë punë, s’ka lidhje me punët e Blerimit. Dokumentacioni ekziston, shkoni në ministri kqyrni qysh e ka fitu, kush e ka fitu. I ka 10 hektarë tokë, nuk munet me i lanë e mos me u marrë me kurrgjë.

Është gabim, edhe prej juve, edhe prej gazetës, po bëni propagandë, shkoni në ministri, pytni.

Nëse e ka fitu, e ka fitu me punë, jo me hajduklluk….Më fal, tung e bafsh, tung, shkon në Bujqësi merru me të meqë koke kaq e zoja, se Fitorja nuk ka punë, edhe familja duhet me ekzistu diqysh, a me lanë atë tokë qashtu djerrinë. Tung e bafsh.

Nacionale Facebook

JU REKOMANDOJMË

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë
21/10/2026 - 23:02

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të huaj, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, lidhur me shitjen e pronave në Kosovë. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

A ka aspirata për kryetar të PDK-së? Deklarohet Sami Lushtaku

Lushtaku: Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt
21/10/2026 - 22:52

Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës...

Më shumëDetails

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, por vetëm një herë

VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin
21/10/2026 - 22:35

Menaxheri i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka sqaruar kompetencat e presidentes për kthimin e ligjeve në Kuvend për rishqyrtim, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

Baton Haxhiu: Specialja ia huqi me Blerim Shalën, edhe regjimi i Millosheviqit kur e mori në burg i dërgoi ftesë
21/10/2026 - 22:22

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas tij, gara për drejtimin...

Më shumëDetails

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë
21/10/2026 - 22:09

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka figura të afta që mund ta çojnë partinë përpara, por sipas tij, në krye...

Më shumëDetails

“4 euro metri katror”, Bajrami kritikon LVV-në për shitjen e pronave nga AKP-ja

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
21/10/2026 - 21:50

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur prona me çmim prej vetëm katër eurosh...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë