Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, të kryesuar nga Dr. Mentor Bilali, raporton Veriu.Info.
Gjatë këtij takimi, Hamza ka theksuar rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare, veçanërisht mjekëve, për avancimin e shëndetësisë në Kosovë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Hamza shkruan: “Në spitalet e Zvicrës kemi dëgjuar shpeshherë që mjekët, infermierët dhe pacientët flasin në gjuhën shqipe. Edhe si mantelbardhë, bashkatdhetarët tanë janë të integruar mirë këtu.”
Postimi i plotë:
Në spitalet e Zvicrës kemi dëgjuar shpeshherë që mjekët, infermierët dhe pacientët flasin në gjuhën shqipe. Edhe si mantelbardhë, bashkatdhetarët tanë janë të integruar mirë këtu. Sot kisha një takim të përzemërt me Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër të kryesuar nga Dr. Mentor Bilali. Janë mjekë me përvojë të jashtëzakonshme dhe me plot vullnet që të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetësisë sonë. Kosova synon ta rris cilësinë e shërbimeve, jo vetëm duke investuar në pajisje moderne, por duke sjellë edhe ekspertë ndërkombëtarë për trajnimin e personelit mjekësor. Ne do ta krijojmë një platformë të veçantë që forcon lidhjen e mjekëve të Kosovës me ata të diasporës. Mjekët do të shkëmbejnë përvoja, do të mbajnë simpoziume shkencore dhe do të koordinohen mes vete për t’i shërbyer sa më mirë pacientëve kosovarë.
Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!