Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për të zhdukurit

18/11/2024 - 23:00
në Lajme
A A
Andin Hoti: Më 31 Janar do të takohemi me delegacionin serb, po shpresojmë që do t’i marrim arkivat që i kemi kërkuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për miratimin e një deklarate për personat e zhdukur, për më shumë se 18 muaj asgjë nuk ka ndodhur në këtë drejtim.

Sipas kryetarit të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, Serbia, duke e zvarritur procesin, tashmë po tenton ta bëjë një aneks shtesë të deklaratës për personat e zhdukur, duke kërkuar nga BE-ja që ta fusë UNMIK-un në këtë mes.

Më 2 maj bëhen dy vjet kur Kosova dhe Serbia u dakorduan për miratimin e një deklarate për personat e zhdukur.

Kjo deklaratë në fillim u pa tejet e rëndësishme për zbardhjen e fatit të të pagjeturve që figurojnë tash e më shumë se dy dekada.

Në njërën nga pikat parashihej krijimi i një Komisioni të Përbashkët, të kryesuar nga BE-ja dhe të vëzhguar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, me qëllim të përpjekjeve për të zgjidhur fatin e të zhdukurve.

Por, për më shumë se 18 muaj që nga miratimi i kësaj deklarate, asnjë gjë nuk ka ndodhur në këtë drejtim.

Madje kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, tha se krijimi i Komisionit të Përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga BE nuk ka ndodhur, derisa bashkëpunimi nga ana e shtetit serb është zero.

“Po vazhdojmë me i bë presion B-së në këtë rast, dhe nuk është që po marrim ndonjë imput prej tyre. Nuk është që ky presion po zbatohet tek Serbia, pse nuk po e bën një gjë të tillë, mund të jenë politika të BE-së që unë nuk i di, por nuk është që BE ka ndarmarrë diçka për mendimin tim me seriozitet në këtë çështje deri më sot…”, tha Hoti për RTK.

Lëre që Serbia nuk e zbaton marrëveshjen, por sipas Hotit, ajo duke zvarritur procesin, tashmë po tenton ta bëjë një aneks shtesë të deklaratës për personat e zhdukur, duke kërkuar nga BE-ja që ta fusë UNMIK-un në këtë mes.

“Është një dokument që zakonisht në bisedime nuk janë publike e nuk mundësh me I publiku, por çka mund të then është kjo, se Sërbia kërkon që UNMIK-u me vazhdu me qenë pjesë e Kosovës dhe qe Sërbia po kërkon në njëfar forme që BE mos me ndërhy…” ,deklaroi Andin Hoti, kryetar i KQPZH-së.

Edhe nga Fondi për të Drejtën Humanitare thanë se nuk posedojnë asnjë informacion, nëse grupi punues është krijuar, qysh parashihet me Deklaratën për të Zhdukurit.

“BE është dashur ta krijojë një mekanizëm mbikqyrës dhe kudo që kishin me vlerësu që palët nuk zbatojnë marrëveshjen atëherë mund të kishin përdorë edhe sanksione të ndryshme. Kjo nuk ka ndodhë dhe nuk e dimë që është kriju një mekanizëm i cili e monitoron zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Edhe nga pala e BE-së nuk është që ka pasur një tentim që të zbatohet marrëveshja …”, tha Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

E në Këshillin e Familjarëve të të Zhdukurve, thonë se mungon trysnia ndërkombëtare ndaj Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara.

“Sigurisht aty ka pas edhe njerëz të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare që kanë qenë pjesmarrës të asaj marrveshje, dhe ata duhet ta shtyjnë. Kosova absolut kurrë nuk do të mund ta shtyjë Serbinë”, tha Ahmet Grajqevci, nga Këshilli i Familijarëve të Zhdukur.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë