Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramiz Lladrovci: Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë

19/11/2024 - 09:33
në Lajme
A A
Ramiz Lladrovci: Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha për Kurtin se pas disa viteve përvojë e ka lexuar Kushtetutën e Kosovës ndërsa sot i beson një Kushtetute që nuk ka më ‘balansues’.

Këtë deklarim, Lladrovzi e bëri pasi Kurti komentoi Ligjin për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut.

Lladrovci tha se, kurrë nuk e kisha besuar se do të ketë politikanë nga Kosova që i thonë vetes atdhetar dhe lobojnë kundër arritjes së shqiptarëve kudo qofshin ata.Ai kërkoi nga Ali Ahmeti që t’i falë, që siç thotë, s’po dinë çka po bëjnë.

Reagimi i plotë:Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë!

Ata që Kushtetutën e vet e kanë lexuar vonë pas disa viteve të përvojës politike, ku shkruan se nuk lejohet bashkimi kombëtar, sot, pretendojnë t’i besojnë një Kushtetute që nuk ka më ”balansues”. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, liria, demokracia, barazia e përfaqësimit dhe përdorimi i shqipes, është në rrezik si asnjë herë më parë.Kurrë nuk e kisha besuar se nga Kosova merr goditje politike me çokë çapraz, me çokë të përgatitur me veriorët për ta larguar nga skena UÇK-në. Kurrë nuk e kisha besuar se do të ketë politikanë nga Kosova që i thonë vetes atdhetar dhe lobojnë kundër arritjes së shqiptarëve kudo qofshin ata.

Kur ti ishe në organizim atdhetar, para Pranverës së Madhe të vitit 1981 e këndej, këta trima nuk ishin askund. Besoj fort se ju ka humbur rruga në oborr. Dëmi është bërë, dëmi do t’i kushtojë shqiptarëve. Vëlla Ali, të përshëndes nga zemra, fali se s’po dinë çka po bëjnë, por, mos harro, edhe nëse i falë, historia nuk i falë kurrë!

JU REKOMANDOJMË

Totaj deklarohet për tërheqjen e mundshme të Bedri Hamzës: Vendimi i Hagës ndikoi në PDK

Totaj deklarohet për tërheqjen e mundshme të Bedri Hamzës: Vendimi i Hagës ndikoi në PDK
21/10/2026 - 11:07

Shaqir Totaj nga PDK-ja ka deklaruar se aktgjykimi i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka ndikuar në zhvillimet e brendshme të partisë, por nuk beson se ky është...

Më shumëDetails

“PDK-ja rrezikon të përfundojë si LDK-ja” Canaj paralajmëron Partinë Demokratike

“PDK-ja rrezikon të përfundojë si LDK-ja” Canaj paralajmëron Partinë Demokratike
21/10/2026 - 11:02

Analisti Blerim Canaj ka vlerësuar se dorëheqja e Bedri Hamzës nga drejtimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të ishte e gabuar në këtë moment. Ai paralajmëroi...

Më shumëDetails

Trump: Kievi do të binte për një ditë, po të mos ishte për një gjeneral ‘idiot’ rus

Trump: Kievi do të binte për një ditë, po të mos ishte për një gjeneral ‘idiot’ rus
21/10/2026 - 10:48

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paraqitur sërish një version të pazakontë të arsyeve pse ushtria ruse dështoi ta pushtonte Kievin brenda një dite, në fillim...

Më shumëDetails

Raporti i DASH-it, Ramadani: E dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit

Raporti i DASH-it, Ramadani: E dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit
21/10/2026 - 10:31

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me trafikimin me njerëz në Kosovë. Sipas Ramadanit, ky raport evidenton mangësi serioze...

Më shumëDetails

Dyshohet se fshehu 2 vila të Ballukut në emrin e tij, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Dyshohet se fshehu 2 vila të Ballukut në emrin e tij, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
21/10/2026 - 10:25

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tares. Tare u paraqit sot herët në mëngjes në SPAK, ku akuzohet për pastrim parash, pasi dyshohet...

Më shumëDetails

Policia konfiskon dy furgonë që po transportonin dru ilegalisht në Shtërpcë

Policia konfiskon dy furgonë që po transportonin dru ilegalisht në Shtërpcë
21/10/2026 - 10:15

Policia në Shtërpcë, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy furgonë që transportonin dru pa dokumentacionin përkatës. Ndalimet erdhën në kuadër të planit të policisë, “Mbrojtja e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arrestohet një person në Kçiq të Mitrovicës, në shtëpinë e tij i gjendet kokainë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë