Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kreshnik Husaj kandidat për kryeministër e Ismet Hebibi për president nga koalicioni PDU – Balli Kombit

19/11/2024 - 13:12
në Lajme
A A
Kreshnik Husaj kandidat për kryeministër e Ismet Hebibi për president nga koalicioni PDU – Balli Kombit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koalicionit PDU – Balli Kombit do t’i hyjë garës zgjedhore të 9 shkurtit me kandidatë për kryeministër dhe për postin e presidentit. Për të parin e synon Kreshnik Husaj ndërsa pasues i presidentes Vjosa Osmani synon të bëhet Ismet Hebibi.

Në një konferencë për media, ky koalicion ka prezantuar disa kandidatë, ndërsa propozimet e tjera do të bëhen javëve në vazhdim.

Kandidati i këtij koalicioni për kryeministër Kreshnik Husaj, tha se lista me deputetë është e denjë për përfaqësimin e interesave të qytetarëve.

“Sot fillon zyrtarisht propozimi i kandidatëve për deputetë, ku javë për javë kemi propozimet tona të cilat ne mendojmë që janë personat e denjë sa i përket përfaqësimit të interesave të qytetarëve sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Ne si subjekt politik kemi ftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë synime të jenë pjesë e kandidatëve për deputetë t’i bashkëngjiten rrugës sonë të fitores në këto zgjedhje dhe sigurisht që këto zgjedhje kanë vetëm një qëllim që është fitorja”, tha Husaj, teksa shprehet optimist që pasues i presidentes Vjosa Osmani do të bëhet Ismet Hebibi. I njëjti, do të jetë edhe kandidat për deputet.

“PDU së bashku me Iniciativën e Ballit ka propozuar që në këto zgjedhje figura e doktorit Ismet Hibibit si kandidat kontrovers është bashkuar listën sonë të fitores të këtyre zgjedhjeve si kandidat për deputet. Njëherit ne së bashku më Hebibin kemi biseduar për zgjedhjet presidenciale dhe kemi propozimin tonë që në këto zgjedhje Hebibi të jetë edhe kandidat për president kur përfundon mandati i Vjosa Osmanit. Ne kemi prekur edhe sferat rinore dhe kemi zgjedhur për kandidat Demollin i cili është kandidat për deputet. Kemi bërë edhe plotësimin e formularit të listës zgjedhore këta janë ata sa i përket sferës politike”, tha ai.

Husaj pati edhe një koment për doracaket e lëndës së “Edukimit Seksual” të cilat kanë shkaktuar diskutime dhe debate të shumta në publik.

“Unë si kandidat për kryeministër përshëndes komunat për bojkotimit të rregullores së Ministrisë së Arsimit, sa i përket lëndës së re për çështjen seksuale nëpër shkolla, jemi të rriten në frymën e re por jo në një frymë që del në ekstradim në nivelin shkollor, duke përjashtuar çdo mundësi për futjen e edukatës brenda shkollave”, deklaroi Husaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë