Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ymeri: Qeveria Kurti gjithë mandatin fokus pati vetëm veriun, nuk u mor me sektorët e tjerë

20/11/2024 - 18:26
në Lajme
A A
Ymeri: Kemi një dështim të diplomacisë, degradimi i pozicionit të Kosovës vjen si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti Visar Ymeri premtimin për banesa për çiftet e reja e sheh të paqartë në realizim.

Ai thotë për Expose se Qeveria s’ka dhënë sqarime se çfarë banesave do të jenë ato dhe se projekti nuk përkon me buxhetin e paraparë nga Qeveria.

“Sa i përket projektit për banimin e përballueshëm, kjo për mu mbetet e paqartë se si do të zhvillohet. Ka një diskrepancë të jashtëzakonshme në mes zotimit elektoral që e ka pas Kurti që i tërë projekti diku do të sillet 25-30 milionë dhe tash në vlerësimin që ia ka bërë korporata ndërkombëtare financiare që projekti del diku mbi 200 milionë, dhe kjo pastaj nuk e tregon saktë dhe qeveria nuk ka qenë fare e qartë për të treguar se çfarë lloj të banesave do të jenë këto”, thotë ai.

“Ende nuk kemi arrit aty, ne në fund të mandatit të qeverisjes së LVV prapë po përballemi me disa marrëveshje që po i bënë ministria me komunat për të filluar projektet, ndërkohë që është premtu që gjatë mandatit 4 vjeçar pak a shumë do të arrihet një pjesë e konsiderueshme e tyre. Janë premtu 160 çerdhe nuk janë ndërtu as 5 a 6, tash kom dëgju që kanë fillu proceset edhe për nja 10 tjera, është premtu fondi sovran i cili ka mbetë në letër, një prej mekanizmave që qeveria e ka shit si mekanizmi që do ta shpëton ekonominë e Kosovës dhe ndërmarrjen publike të Kosovës, nuk ka asgjë në atë drejtim”, vlerëson Ymeri.

Ndërsa, lidhur me premtimet për ndërtimin e rrugëve, Visar Ymeri thotë se Qeveria është fokusuar gjithë mandatin vetëm në veriun e vendit, duke mos u marrë me sektorët tjerë.“E tërë qeverisja e qeverisë Kurti 2 është fokusuar vetëm në një gjë dhe ajo ka qenë veriu i Kosovës, edhe aty nuk është se ka tregu ndonjë rezultat mbresëlënës, edhe pse mundohet qeveria ta paraqes sikur një sukses dhe fitore e madhe e Kosovës, nuk është ndonjë gjë që as që duket që do të ketë qëndrueshmëri e as ndonjë e arritur kushedi se çfarë. Ndërsa në të gjitha sektorët tjerë nuk është se kanë tregu ndonjë kreativitet ose ndonjë seriozitet në punën e kryer”, ka deklaruar Ymeri.

JU REKOMANDOJMË

Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit

Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit
20/10/2026 - 19:31

Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë. Gjatë marshimit të protestuesve pasi u larguan nga sheshi, disa furgona dhe makina policie iu...

Më shumëDetails

Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës

Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës
20/10/2026 - 19:30

Në kuadër të stërvitjes së NATO-s “Neptune Strike-26”, Forcat Detare Shqiptare dhe ato Turke zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të...

Më shumëDetails

“Thyhet” qetësia, nis hedhja e molotovëve dhe gurëve te Kryeministria, policia përgjigjet me gaz e plumba gome

“Thyhet” qetësia, nis hedhja e molotovëve dhe gurëve te Kryeministria, policia përgjigjet me gaz e plumba gome
20/10/2026 - 19:09

“Paqja” mes protestuesve dhe policisë nuk ka zgjatur shumë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Pak para orës 18:00, protestuesit kanë hedhur gurë drejt efektivëve të policisë dhe molotovë...

Më shumëDetails

Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz Mazrekut ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë

Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz Mazrekut ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë
20/10/2026 - 18:53

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 20 tetor 2026 ngriti aktakuzë ndaj të akuzuarve Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Korab Visoka, Fatmir Visoka, Skender Kelmendi, Nisret Bajraktari,...

Më shumëDetails

Ministria e Arsimit dhe Shkencës hap konkurset për mbështetjen e studimeve të doktoratës dhe postdoktoratës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës hap konkurset për mbështetjen e studimeve të doktoratës dhe postdoktoratës
20/10/2026 - 18:30

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) njofton hapjen e konkurseve për mbështetje financiare të studentëve dhe kërkuesve shkencorë përmes bursave për studime të doktoratës brenda dhe jashtë vendit,...

Më shumëDetails

Protestat në Shqipëri, Parlamenti mblidhet të enjten

Protestat në Shqipëri, Parlamenti mblidhet të enjten
20/10/2026 - 18:21

Në një kohë kur protestat vijojnë në vend, Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare ditën e enjte, më 22 tetor, në orën 10:00. Kujtojmë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë