Deklarata e ministrit të Bujqësisë se në kohën e qeverisjes së opozitës se me një traktor janë vjedhur mbi 3 milionë euro, ka nxitur reagimin e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo ka bërë me dije se përmes këtyre deklaratave ministri në fjalë po mundohet ta shantazhojë opozitën.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se pas këtyre deklaratave ministri Peci duhet të intervistohet nga prokuroria.
“Ty, more manipulues, është e pamundur që dikush të të besojë, por nëse kjo që thua është e vërtetë dhe ti nuk e ke paraqitur në prokurori, por e ke mbajtur për të shantazhuar në fushatën zgjedhore, atëherë e meriton burgun. Ministrat dhe askush tjetër nuk guxon të shantazhojë, sepse shantazhi denohet me ligj. Prokurori pas këtyre deklaratave ose PECI ose SPECI njani duhet me përfundu në burg”, ka shkruar Musliu.