Shenja e komunikacionit për rrugë njëkahore nuk e ndal Arbërie Nagavcin që i bie shkurt, e i bashkohet të tjerëve që gjelbërimin e bënë parking.
Për këtë nuk deshi të flasë, por e para e dikasterit të Arsimit, para fëmijëve në Ditën Botërore të tyre, iu tregoi se çka po bën për ta, raporton Klan Kosova.
Institucionet morën edhe një këshillë ndërkombëtare se kah të orientohen.
Shënimi i këtij viti pati një mesazh në vete.
“Të dëgjojmë fëmijët, të dëgjojmë të ardhmen, është me rëndësi të ndodhë dialogu mes gjeneratave”, tha Veronika Vashchenko, Shefe e UNICEF-it në Kosovë.
Dita Botërore e Fëmijëve u shënua nga UNICEF-i e BE-ja në Kosovë, në kuadër të projektit për mbrojtjen e fëmijëve të cenueshëm, gjersa të vegjlit patën rastin të marrin përgjigjet në pyetjet e tyre. /Klankosova.tv