Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministritë e Aliut dhe Hajdarit e shuajnë kontrollin e brendshëm, dyshime për korrupsion

20/11/2024 - 21:00
në Kryesore, Lajme
A A
Ministritë e Aliut dhe Hajdarit e shuajnë kontrollin e brendshëm, dyshime për korrupsion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy ministri të Qeverisë Kurti e kanë shuar Komitetin e Auditimit. Mundësitë për korrupsion dhe abuzime janë të mëdha. Ato ministri të cilat e kanë në funksion këtë komitet, kanë kontrolle të brendshme të dobëta.

Raporti dhe komentet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) pasqyrojnë një shqetësim të madh për dobësitë në sistemet e kontrollit të brendshëm në ministri, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në qeverisjen financiare dhe efektivitetin e shpenzimeve të burimeve publike.

ZKA në një përgjigje për Paparacin ka konfirmuar se dy ministri, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e udhëhequr nga Liburn Aliu dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e drejtuar nga Rozeta Hajdari, nuk e kanë në funksion Komitetin e Auditimit.

Kontrolli i brendshëm është një mekanizëm i domosdoshëm për të siguruar përdorimin e drejtë dhe efektiv të burimeve publike, për të parandaluar korrupsionin dhe për të rritur llogaridhënien institucionale.

Pavarësisht se ZKA-ja ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të promovuar këto parime, përmirësimet mbeten të pjesshme dhe jo mjaftueshëm të kënaqshme.

“Përmes auditimit ZKA-ja kontribuon në forcimin e kontrollit të brendshëm në institucionet publike. Por pavarësisht angazhimit tonë kjo situatë është sfiduese për ministritë dhe mbetet për t’u bërë më shumë në këtë drejtim.

Mungesa e kontrollit të brendshëm është një ndër faktorët kryesorë që lidhet me shkakun tek të gjeturat e ZKA-së, prandaj në vazhdimësi kjo situatë është prezantuar në raportet e auditimit si dhe kemi dhënë rekomandimet e nevojshme/përkatëse. Ndonëse janë vërejtur përmirësime, megjithatë rezultatet nuk janë të kënaqshme sa i përket forcimit të kontrollit të brendshëm”, thonë nga ky institucion.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në një prononcim për Paparacin pohon se është e obligueshme me ligj Komiteti i Auditimit brenda ministrive.

Ajo thotë se mungesa e atij “filteri shtesë” jep hapësirë më të madhe për keqpërdorime.

“Komitetet e Auditimit janë të obligueshme me ligj që t’i kenë. Është shkelje e ligjit. Keqpërdorime ka edhe në institucionet ku ka pasë auditim të brendshëm por megjithatë kur ka Komitet të Auditimit nënkupton që ka edhe një filter shtesë. Kështu që mungesa e atij filterit sigurisht që jep hapësirë më të madhe”, theksoi Bajrami.

Në vazhdim të të gjeturave, ZKA thotë se ka identifikuar dobësi të cilat janë prezantuar në raportet e auditimit të ministrive.

ZKA thekson se kontrolli i brendshëm në ministri është i dobët, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në aftësinë për të parandaluar keqpërdorimet.

“Përveç Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, raportet e auditimit për vitin 2023 për ministritë e tjera kanë paraqitur çështje të cilat kanë ndikuar për të modifikuar opinionin e auditimit apo konkluzionin e pajtueshmërisë. Kjo tregon se kontrolli i brendshëm tek ministritë nuk ka qenë mjaftueshëm efektive”.

ZKA nuk ka mandatin për të konstatuar shkelje të rënda ligjore, por evidenton raste që kanë potencial penal dhe ia referon ato Prokurorisë.

Në vitin 2023, nga analizimi i raporteve financiare dhe të pajtueshmërisë për ministritë dhe institucione të tjera, ZKA ka identifikuar një sërë rastesh me elemente të dyshuara penale, kryesisht në fushën e prokurimit publik, shpenzimeve kapitale dhe menaxhimit të pasurisë.

Ky është një tregues i qartë se mungesa e kontrollit të brendshëm mund të çojë në keqpërdorime të mëdha.

“Bazuar në nenin 24 të Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, si dhe Memorandumin e Bashkëpunimit me Prokurorin e Shtetit nga analizimi i 60 raporteve të auditimit financiar dhe të pajtueshmërisë, ku përfshihen ministritë, komunat dhe disa institucione të pavarura, janë evidentuar raste të dyshimit, të cilat janë dërguar te Prokurori i Shtetit për trajtim të mëtutjeshëm. Rastet e identifikuara janë kryesisht nga fusha e prokurimit, përfshirë procesin e prokurimit, lidhjen e kontratave, shpenzimet në kategorinë e investimeve kapitale, mallrave dhe shërbimeve si dhe pasurisë”, thuhet në përgjigje për Paparacin.

ZKA ka pohuar se nuk ka pasur pengesa të mëdha nga ana e ministrive për të ofruar informacionet e kërkuara për procesin e auditimit. Bashkëpunimi ka qenë i mirë, dhe kjo tregon një përputhje me legjislacionin përkatës.

Megjithatë, ky bashkëpunim nuk e ka zbutur problemin e zbatimit të dobët të rekomandimeve.

JU REKOMANDOJMË

Behrami për Kurtin: Pulë në luftë, skifter në paqe

Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
03/08/2026 - 14:51

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me qëndrimet e tij gjatë periudhës së luftës dhe sot në paqe. Përmes një...

Më shumëDetails

Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

Aksioni në ndërtim zbulon shkelje në Kosovë: mbyllen 50 kantiera, dhjetëra kompani drejt gjykatës
03/08/2026 - 14:30

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka marrë vendim për ndalimin e vënies në përdorim të objekteve pa Inspektim Final dhe Certifikatë të Përdorimit. Ky vendim vlen për objektet...

Më shumëDetails

Anulohen seancat e gushtit në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
03/08/2026 - 14:19

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë anuluar seancat e caktuara për muajin gusht në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...

Më shumëDetails

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Ish-deputetja e VV-së: Partia duhet të nominojë për kryeministër Glauk Konjufcën
03/08/2026 - 13:41

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka paralajmëruar negociata “më të thelluara” me Lidhjen Demokratike të Kosovës këtë javë. Konjufca tha...

Më shumëDetails

“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu nga Skenderaj me dhuratë për Sala Jasharin

“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu nga Skenderaj me dhuratë për Sala Jasharin
03/08/2026 - 13:15

I riu, Fatjon Gashi, ka nderuar me një dhuratë deputeten e zgjedhur të PDK-së, Sala Jasharin, duke krijuar me copëza të imëta letre figurat e Nënës Salë dhe...

Më shumëDetails

Kusari: Brenda orësh Kurti mund t’u dërgojë ftesa partive për takim

Cilat janë raportet me VV’në e Kurtin pas audioincizimit që i doli me Slavko Simiq, flet Mimoza Kusari
03/08/2026 - 12:37

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që shumë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Adelina Tahiri e bën edhe këtë veprim gjatë pushimeve (Foto +16)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë