Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kush e voton buxhetin e paraparë për vitin 2025, do të jetë i turpëruar.
Sipas “EO”, ai në Kuvend ka deklaruar se seanca e kundërligjshme u fut në rend dite me procedurë të përshpejtuar, pa u dhënë mundësiën deputetëve të kontribuojnë në hartim.
“Procedura se si ka ardhur buxheti i vitit 2025 në lexim të dytë është procedura e cila do ta turpëroj përgjithnjë në jetën parlamentare shumicën. Seanca kundërligjshme u fut në rend dite, me procedurë të përshpejtuar duke e ngulfatur mundësin e deputetëve që të marrin pjesë të diskutojnë, si dhe të kontribuojnë në hartimin e buxhetit të shtetit. Është një moment që do të turpëroj të gjithë ata që votojnë këtë ligj për shkak se ju ka pamundësuar secilës organizatë buxhetore që të diskutohet.” – ka thënë ai.