Protesta e studentëve, përfaqësuesja e qeverisë: Kush dëshiron të dialogojë me Ramën, është i mirëpritur
Drejtoresha e Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), Manjola Hasa, ka zbritur në terren, ku u ka përcjellë protestuesve mesazhin se kryeministri Edi Rama është i gatshëm për dialog.
Hasa u shpreh se ftesa për dialog është e hapur për të gjithë studentët, të rinjtë dhe qytetarët që dëshirojnë të zhvillojnë një bisedë me kreun e qeverisë.
Ajo theksoi se ndodhej në terren në emër të qeverisë , duke nënvizuar se të gjithë ata që janë të interesuar për dialog me kryeministrin janë të mirëpritur.
“Unë jam këtu nisur nga ftesa e hapur për dialog, për këdo që është i interesuar të dialogojë me kryeministrin. Ka studentë, të rinj, qytetarë që janë të interesuar të dialogojnë. Unë jam këtu. Unë nuk jam këtu të flas në cilësinë e vendimmarrëses. Jam në emër të qeverisë. Qytetarët që duan të bëjnë këtë dialog me kryeministrin janë të mirëpritur, i kanë dyert të hapura”, tha Manjola Hasa.
Pavarësisht apelit të saj, protestuesit refuzuan kërkesën për dialog.
VIDEO
















