Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmërohet vit i vështirë për Kosovën, nuk do të sigurohet as grurë i mjaftueshëm

31/05/2022 - 09:12
në Kryesore, Lajme
A A
Paralajmërohet vit i vështirë për Kosovën, nuk do të sigurohet as grurë i mjaftueshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndryshimet klimatike të shpejta në nivel global, kriza e naftës, rritja e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë, po konsiderohet si vit i vështirë për bujqësinë kosovare nga profesori universitar, Imer Rusinovci, raporton EO.

Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovci ka konsideruar se ky vit do të jetë i vështirë por që thotë se nuk ka arsye për panik.

“Është një vit që po përballemi edhe sot e kësaj dite më pasojat e Covid-it është që u përballem me shtrenjtimi enorme të imputeve në përgjithësi e plehrave minerale në veçanti. Është një vit që janë shumë aktuale ndërrimet klimatike, është një vit që shpërthej konflikti ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë nga pika e të cilit tregtoheshin rreth 15 për qind të ushqimit botëror dhe në këtë konstalacion, kujtoj që viti do të jetë i vështirë, por nuk kemi arsye e as nevojë që të krijojmë panik, brenga shqetësime të popullata”, ka thënë Rusinovci.

Sipas tij, ekziston disbalanc e madhe ndërmjet eksportit dhe importit të produkteve bujqësore në Kosove dhe se nëntë artikuj importohen, ndërsa vetëm një eksportohet.

“Çështja e eksportit mund të jetë ndoshta simbolik, aktualisht ne jemi në një propercionalitet 9 me 1 që do të thotë nëntë artikuj i importojmë dhe një e eksportojmë. Ndoshta është papeshë në kuptimin e përgjithshëm ose në kuptimin total dhe prodhimet e caktuara siç janë lloj-lloj i caktuara i perimeve, verave etj etj, diçka edhe nga patatja mund të eksportohet, por krahas shkallës marramendëse të importit që e kemi është e pajustifikueshme edhe njëherë po e ripërsërisë ky raport aktualisht është nëntë me një, e që është krejtësisht i disfavorshëm”, tha ai.

Për dallim nga vitet e kaluara, Rusinovci thotë se këtë vit nuk pritet të këtë prodhim më të lart të grurit, për arsye se produktet bazike kanë pasur një çmim jashtëzakonisht të lartë.

Madje ai shtoi se ky vit do të konsiderohet me shkallë të madhe të importit për produktet bazë jetike.

“Unë mendoj që në këtë vit ne nuk presim një prodhim më të lartë të grurit në raport me vitet e kalarua, për arsyen kryesore se nuk kanë hartuar dhe nuk kanë harmonizuar sa dhe si duhet fermerët racionet ushqyese. Para se gjithash unë mendoj se me plehrat minerale, sepse kanë qenë dukshëm të shtrenjta dhe në këtë konstalacion, sigurisht se edhe prodhimi do të mungoj dhe do të jetë larg potencialeve prodhuese të kultivarëve të grurit që mblidhen në përgjithësi, e në veçanti dhe të drithërave tjerë siç janë hibridet e mistritë, pra është një vit që sigurisht do të na atakojë shkalla e madhe e importit për produktet bazë jetike, siç janë prodhimet strategjike, por megjithatë këtë çfarë e kemi duhet që ta punojmë vazhdimisht me fermerë në teren që të paktën masat e përkujdesjes deri në përfundim të periudhës se vegjetacionit të jenë të nivelit të duhur”, ka thënë ai.

Rusinovci tutje ka thënë se është e pajustifikueshme që importit i grurit, misrit dhe kulturave që përkojnë me kushtet tona agroekologjike, të importohen në masë të madhe.

“Çështja e sigurimit të ushqimit është një çështje goxha kolosale sepse është një sërë problemesh, jo vetëm në drithëra dhe perime në produkte animale, etj. Nëse ne kemi një kapacitet prodhues, krahas potencialeve agroekologjike që e kemi për kultura të caktuara, disa prej tyre nuk përkojnë me kushtet tona agroekologjike dhe pa mëdyshje që duhet të importohen. Bie fjala nëse ne aludojmë diçka në bimë tropikale në oriz dhe bimë të tjera ato medoemos duhet t’i blejmë, por importit i grurit, misrit dhe kulturave që përkojnë me kushtet tona agroekologjike të importohen kaq shumë, është e pajustifikueshme qoftë për nivelin e fermerëve qoftë për nivelin e institucioneve pavarësisht a janë të nivelit lokal ose qendror”, ka thënë ai.

“Unë mendoj se Kosova duhet të ndërtoje një emërues të përbashkët në mes të prodhuesve, qofshin përpunues, qofshin prodhues të drejtpërdrejtë në mes të shërbimeve ekstensioniste ose këshillimore në teren dhe dikasterit përkatës dhe vetëm kështu mund të shpiem në tragete të caktuara me një objektiv shumë të qartë që të shtojmë produktivitetin e punës për njësi sipërfaqësore sepse aktualisht Kosova bënë pjesë në grupin e vendeve të varfra për kokë banori me toke pune ose për kapita që themi në agronomi dhe shihe për këtë kur shtohet edhe produktiviteti i ulët i punës, atëherë importi duhet të jetë marramendës”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë