Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati Koci ankohet për përkthimin në Hagë: Po filloj me shqiptimin e gabuar të mbiemrit tim

26/11/2024 - 11:32
në Lajme
A A
Avokati Koci ankohet për përkthimin në Hagë: Po filloj me shqiptimin e gabuar të mbiemrit tim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati përfaqësues i dëshmitarit Halil Çadraku, u ankua të martën në Hagë për përkthimin e po ashtu edhe për shqiptimin e mbiemrit të tij gjatë seancës në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Kransiqit.Madje, Koci tha se ka përshtypjen që ekipi i përkthimit është nga Shqipëria dhe ata nuk e njohin të folurën e Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Disa vërejtje në lidhje me përkthimin. Jam i vetëdijshëm për rolin tim shumë specifik në këtë proces, por nëse me lejon gjykata, 2-3 fjalë i kisha dhënë në lidhje me përkthimin, me gjithë respektin për gjykatën. Po filloj me shqiptimin e gabuar të mbiemrit tim. Vazhdimisht thojnë Koçi e është Koci. Kam përshtypje që ekipa e përkthimeve nuk e njeh kontekstin kosovar dhe e folmen e gjuhës tonë në Kosovë. Edhe pse e flasim gjuhën e njëjtë, kam përshtypjen se përkthyeset janë të Shqipërisë. Për shembull, ka probleme nëse nuk e njeh kontekstin me e perkthy fjalën ‘ka dek prej deke’”, tha ai.Lidhur me këtë parashtrim të Kocit, pati kundërshtime prokurori James Pace, duke thënë që avokatit kujdestar nuk i takon që të trajtojë këto aspekte.

“Ka procese të tjera për t’i trajtuar këto aspekte. Nuk i takon avokatit kujdestar t’i trajtojë këto”, tha Pace.Me këtë gjë u pajtua edhe kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, duke i thënë se nuk është kompetencë e tij që të bëjë këto parashtrime.

“Avokat na vjen keq, por duhet të pajtohemi. Nuk është kompetencë e juaja që të bëni parashtrime të tilla”, tha Smith.“Mendova që është edhe detyrë e imja me e ndihmu gjykatën”, tha Koci tutje.

Veç tjerash, gjykatësi Smith i kërkoi ndjesë Kocit për shqiptimin e gabuar të mbiemrit, duke thënë se faji është i palëve, përfshirë edhe ata si trup gjykues dhe jo i përkthyesve.Më pas, seanca vazhdoi me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit Halil Çadraku, e që pyetjet ende nuk i ka mbaruar ZPS-ja e përfaqësuar nga prokurori James Pace.

Në këtë seancë, të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjyqit.Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

JU REKOMANDOJMË

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë reaguar për herë të parë për protestat në Shqipëri

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë reaguar për herë të parë për protestat në Shqipëri
19/10/2026 - 12:45

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës janë deklaruar për herë të parë për shpërthimin e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka dërguar...

Më shumëDetails

Mblidhet Kuvendi i Kosovës

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
19/10/2026 - 12:34

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten me fillim nga ora 10:0 Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, para mediave bëri të ditur se përpos deklarimeve jashtë rëndit...

Më shumëDetails

Konflikti i përgjakshëm Elshani–Kelmendi rikthehet në vëmendje – theret 15-vjeçari në Pejë, i dyshuari gjithashtu i mitur

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
19/10/2026 - 12:06

Një therje me thikë mes dy të miturve në Pejë ka rikthyer në vëmendje një nga konfliktet më të rënda familjare të pasluftës në Kosovë, atë mes familjeve...

Më shumëDetails

Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia e institucioneve është e papranueshme

Kadrijaj: Për shkak të Kurtit jemi vendi me më pak perspektivë në Ballkan
19/10/2026 - 11:43

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se protesta është e drejtë e çdo qytetari në një vend demokratik, por ka kundërshtuar dhunën...

Më shumëDetails

“Do kryejmë një seri sulmesh terroriste në vend”, kërcënohet me shpërthim bombe në Kryesinë e Kuvendit, zbardhet e-mail: Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë

“Do kryejmë një seri sulmesh terroriste në vend”, kërcënohet me shpërthim bombe në Kryesinë e Kuvendit, zbardhet e-mail: Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë
19/10/2026 - 11:31

Në adresën e Kryesisë së Kuvendit ka mbërritur një e-mail kërcënues për vendosjen e eksplozivit në këto ambiente. Burime nga Kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed...

Më shumëDetails

Me bluzën “Kosova po pret”, Vlora Çitaku kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Me bluzën “Kosova po pret”, Vlora Çitaku kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
19/10/2026 - 10:58

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë sot në një mbledhje të komisionit parlamentar, e veshur me një bluzë ku shfaqeshin fotografitë e katër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    472 Shpërndaje
    Shpërndaje 189 Tweet 118
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë