Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka uruar ish kryetarin e kësaj partie Kadri Veselin për ditëlindjen e tij, shkruan Veriu.info.
Kastrati ka ngritur me fjalë të mëdha figurën e Veselit duke thënë se themeli i shtetit të Kosovës është UÇK-ja, e sipas tij një nga themelet kryesore të UÇK-së është Kadri Veseli.
“Kadri Veseli është kulla vrojtuese e mbrojtëse e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai./Veriu.info
Postimi i plotë:
Themeli i shtetit të Kosovës êshtë UÇK-ja e një nga themelet kryesore të UÇK-së është Kadri Veseli.
Kadri Veseli është kulla vrojtuese e mbrojtëse e shtetit të Kosovës.
Edhe në Hagë ai do ta rikonfirmoj rolin historik e çlirimtar të UÇK-së të cilën Serbia me disa bashkëpunëtorë të saj dëshiruan ta rrënojnë.
Nuk do të ketë përmbyllje të sukseshme të shtetësisë së Kosovës pa viganët si puna e Kryetarit Veseli.
Urime ditelindja Kryetar Veseli. Urime familjes Veseli. Shumë shpejt në Kosovë e pranë familjes tuaj.











