Deputetja britanike Alicia Kearns, i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, rreth deklarimeve të bëra për BBC në intervistën për Hard Talk.
Kearns tha se mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i kalkuluar ndaj të mbijetuarve.
“Mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të mbijetuarve. Është një armë që kërkon të lëndojë njerëzit dhe institucionet që kanë dalë nga hiri i luftës”, ka shkruar Kearns në X
“Mohimi është vazhdimësi e krimeve – ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë”, theksoi ajo transmeton Klankosova.tv
Ndërkaq Vuçiq, në intervistë derisa u pyet rreth zhvillimeve gjatë viteve të 90-ta, ai deklaroi se s’pajtohet për atë se kush ka qenë fajtor dhe përgjegjës për të gjitha gjërat e këqija që kanë ndodhur.
“Nuk pajtohem se kush ishte fajtor dhe kush ishte përgjegjës”, ishte shprehur Vuçiq.