Ngadhnjim Kastrati është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i televizionit ABCNEWS në Shqipëri.
I njëjti ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të RTK-së, tre muaj para skadimit te mandatit të tij.
Ky shkarkim ishte cilësuar si i paligjshëm.
Në anën tjetër ABC NEWS, është një nga tre televizionet më të shikuara në Shqipëri, ndërsa pjesë e saj janë Sokol Balla, Artur Zheji, Enkel Demi e shumë gazetarë të njohur në Shqipëri.