Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas një rasti kur një nxënëse largohet nga ora e mësimit pasi ajo ka qenë me simbole kombëtare.
Haradinaj përmes një postimi në rrjeitin social facebook, thotë se ky rast nuk duhet të kalohet në heshtje.
“Largimi nga ora e nxënëses me simbole kombëtare nuk duhet të kalojë në heshtje. Ngjyrat kuq e zi paraqesin ngjyrën e sakrificës shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, prandaj veprime të tilla duhet urgjentisht të sanksionohen. E sa për arsyet fetare, vetëm sot pashë dhjetëra xhamia me flamuj kombëtar”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë: