Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ashpër ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK, pasi sipas tij po i injorojnë kërkesat dhe ankesat e stafit shëndetësor, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Haxhiu ka publikuar mesazhet që ka marrë nga qytetarë që raportojnë se detyrohen të blejnë penj për operacione, kontrast për CT e shumë gjëra tjera.
”Propagandën dhe mashtrimin qeveritar e demanton realiteti i hidhur i gjendjes së keqe në shëndetësi.” – shkruan Haxhiu.
Postimi i plotë:
Me qindra probleme në shëndetësi, pakënaqësi të puntorëve shëndetësorë të cilët protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë, ashtu siç protestuan puntorët e sigurimit në ShSKUK, ndërsa Bordi Drejtues i ShSKUK-së nuk i shqyrton në mbledhjen e sotme që zgjati 15-20 minuta.
Bordi zgjodhi të neglizhojë ankesat e puntorëve shëndetësorë, stafit mbështetës e administrativ dhe puntorëve të sigurimit.
Për ankesat e pacientëve çdo ditë informohem nga vetë qytetarët sikurse mesazhi më poshtë ku qytetarët detyrohen të blejnë penjë për operacion, kontrastin për CT dhe procedura invazive kardiologjike.
Propagandën dhe mashtrimin qeveritar e demanton realiteti i hidhur i gjendjes së keqe në shëndetësi.