Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nipi i Adem Jasharit: Kombëtarja e Kosovës, zgjedhja ime e vetme

28/11/2024 - 12:58
në Lajme, Sport
A A
Nipi i Adem Jasharit: Kombëtarja e Kosovës, zgjedhja ime e vetme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në nivel klubesh, ai synon daljen në Evropë, por Kosova është zgjedhja e tij e vetme në nivel të kombëtareve.

Igball Jashari është njëri nga talentët më premtues në futbollin e Kosovës dhe kjo dëshmohet edhe me faktin që ai tashmë luan në klubin më të suksesshëm kosovar, Prishtinën.

Ai është nipi i komandantit legjendar Adem Jashari.

Igballi thotë se dashurinë për Kosovën e ka mësuar nga familja e tij derisa bartja e fanellës dardane i sjell ndjenjë të veçantë.

“Për mua është një ndjenjë mjaftë e mirë sepse jam rritur tek një familje që është e madhe dhe më kanë folur mjaftë shumë për vendin, se si duhet ta duam Kosovën dhe normalisht kur të vesh fanellën e Kosovës për mua është një ndenjë më e madhe sepse jam nga familja Jashari dhe është një ndjenjë mjaft e madhe për mua”, deklaroi ai në një intervistë për KosovaPress.

Madje, si qëllim kryesor Jashari thotë se e ka të luajë me Kombëtaren A të Kosovës.

“Normalisht qëllimi i çdo lojtari është Kombëtarja A sepse unë kam shkuar në grupmoshat U15, U17, U19, U21 dhe për mua është sukses që të kalojë te Kombëtarja A”, shton ai.

Derisa heziton të flas për vendimet e bashkëmoshatarëve të tij, Jashari thotë se Kosova është zgjedhja e tij vetme në nivel të kombëtareve.

“Për ata unë nuk kisha mundur të flas sepse secili e di mendimin e vet se për kë do të luajë por normalisht unë nëse më vie mundësia do të luaja për Kombëtaren e Kosovës”, thekson Jashari.

Me admirim të madh Igballi flet edhe për klubin e tij aktual, Prishtinë.

Klubin nga kryeqyteti ai e konsideron si “më të madhin në Kosovë”.

“Tek shkolla e futbollit ‘Kurda” kam qenë me U19 dhe këta (Prishtina) më kanë vëzhguar dhe iu ka treguar ekipit dhe unë këtu kam ardhur kur ka qenë trajneri Ismet Munishi, kam stërvitur në ekipin e parë dhe kam luajtur me U19 dhe pastaj dalëngadalë kam kaluar te ekipi i parë ku kam shënuar tre gola dhe tashmë jam tek ekipi i parë…Të luash për Prishtinën është krenari e madhe sepse është klubi më i madh dhe më i suksesshëm në Kosovë”, vijon më tutje Jashari.

Por, përtej Superligës, Jashari e synondaljen në arenën ndërkombëtare, atje ku mund të bëjë hapin e madh të karrierës së tij futbollistike.

“Normalisht synimet e çdo lojtari njëherë të luajnë këtu në Kosovë pastaj të kalojnë në ekipe evropiane siç kanë kaluar shumë lojtarë që kanë dal nga Superliga e Kosovës dhe shpresoj që një ditë të arrijë edhe unë të dal jashtë Kosovës”, thotë Jashari në fund.

I lindur në vitin 2005, Jashari luan në pozitën e sulmuesit të krahut dhe iu bashkua skuadrës së parë të Prishtinës në verën e vitit 2023. Për klubin nga kryeqyteti i Kosovës deri më tani ai ka shënuar tre gola.

JU REKOMANDOJMË

Sot temperatura deri në 26 gradë Celsius
Lajme

Parashikimi i motit sot dhe ditëve në vijim

08/06/2025 - 08:20
Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Lajme

Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”

07/06/2025 - 22:50
Shqipëria e pafat, përfundon pa gola ndeshja ndaj Serbisë
Sport

Shqipëria e pafat, përfundon pa gola ndeshja ndaj Serbisë

07/06/2025 - 22:49
Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart
Kryesore

Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart

07/06/2025 - 22:41
Minatorët pa paga, por menaxhmenti  i Trepçës ha dreka luksoze me peshk salmon e birra
Kryesore

Punëtorë të “Trepçës” pa paga për Kurban Bajram, ankohen për diskriminim

07/06/2025 - 22:09
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Kryesore

Vlerësimi i monitoruesve: Vendimet e Kurtit si kryeministër në detyrë, shkelje ligji

07/06/2025 - 21:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1499 Shpërndaje
    Shpërndaje 600 Tweet 375
  • Këngëtari Labinot Rexha promovoi villën luksoze të eksponentit të VV-së të arrestuar për drogë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mehmetaj për ministren Rizvanolli: Kjo merret me krim, është versioni grua i Faton Pecit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë