Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punëtorë të “Trepçës” pa paga për Kurban Bajram, ankohen për diskriminim

07/06/2025 - 22:09
në Kryesore, Lajme
A A
Minatorët pa paga, por menaxhmenti  i Trepçës ha dreka luksoze me peshk salmon e birra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punëtorë të gjigantit metalurgjik “Trepça” po ankohen se në këtë ndërmarrje janë duke u bërë diskriminime lidhur me pagat.

Një punëtor i kësaj ndërmarrjeje, që identitetin kërkoi ta mbante të fshehur, tha se ka mbetur në gjendje të keqe financiare për festën e Kurban Bajramit për shkak se nuk i ka dalë paga në konto.

Për Klankosova.tv, ai tha se menaxhmenti dikujt ia ka transferuar pagën, e dikujt jo.

“Po bëjnë ndarje, dikujt i kanë dhënë rrogën, e dikujt jo. Madje edhe ata që i kanë paguar, i kanë dhënë vetëm gjysmën e rrogës”, tha ai për Klankosova.tv.

Ky punëtor tha se muajin e kaluar, një pjesë e punëtorëve kanë mbajtur grevë për të shprehur pakënaqësitë e tyre pikërisht për këtë çështje.

E pikërisht për këtë çështje, ai pretendon se kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Faton Ahmeti, i ka kërcënuar punëtorët që kanë marrë pjesë në atë grevë, duke iu thënë, sipas tij, se do të mbeten pa paga.

Klankosova.tv kontaktoi me Ahmetin, por që i njëjti nuk dha versionin e tij mbi këtë pretendim, por vetëm na drejtoi te Drejtori i Burimeve Njerëzore në ndërmarrje, Besim Xhemajli, për çështjen e pagave.

Ky i fundit konfirmoi se ka vonesa në paga dhe tha se kjo gjendje po vazhdon në 5-6 muajt e fundit për shkak të telasheve me mjete buxhetore.

Ndërkaq, lidhur me atë se pse disa punëtorë janë paguar e të tjerë jo, Xhemajli e hodhi gurin kah Ahmeti.

Ai tha se kjo është çështje buxhetore me të cilën merret kryeshefi ekzekutiv, i cili, sipas Xhemajlit, vendos se cilës njësi t’u lëshohen pagat në bazë të prioriteteve.

Drejtori i Burimeve Njerëzore në ndërmarrjen “Trepça” theksoi se në javën e ardhshme pritet të ekzekutohen edhe pagat e pjesës tjetër që nuk janë paguar.

Klani ka kontaktuar sërish me Kryeshefin Ahmeti për çështjen e kërcënimit të pretenduar nga punëtorët, por ai nuk e pranoi t’i ketë kërcënuar ata, por deklaroi se vetëm i ka zbatuar “procedurat ligjore”.

“Në këtë rast nuk e di çfarë është duke trajtuar si kërcënim. Nëse e trajton zbatimin e procedurave ligjore si kërcënim, nuk di çfarë të them në këtë rast”, tha shkurtimisht Ahmeti.

Sipas asaj që ka mësuar Klankosova.tv jozyrtarisht, vetëm punëtorët e “Stan Tërgut” po i marrin pagat me rregull.

Problemet financiare janë duke e përcjellë “Trepçën” pothuajse vazhdimisht viteve të fundit. Korrikun e vitit të kaluar, punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça e patën ndërprerë punën në shenjë pakënaqësie për çështjen e pagave.

Greva të punëtorëve, në kërkim të kushteve më të mira dhe pagave më të larta, ka pasur kohë pas kohe.

“Trepça” është shoqëri aksionare me 80 për qind që aksioneve që janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

JU REKOMANDOJMË

S’ka kolona nëpër kufi, pritjet 5 minuta

Paralajmërimet për protestë të serbëve në afërsi të Jarinjës, gjendja vëzhgohet edhe nga ajri
06/07/2026 - 21:21

Për të hyrë ose dalë nga pikat kufitare tokësore në vend, nuk ka nevojë të pritet në kolonë, sipas përditësimit të fundit të Qendërs Kombëtare për Menaxhim Kufitar....

Më shumëDetails

Mafiozi i ilaçeve Nadir Çausholli kanos një biznesmen te Sky Tower, kundërshton policinë për t’a shoqëruar

Mafiozi i ilaçeve Nadir Çausholli kanos një biznesmen te Sky Tower, kundërshton policinë për t’a shoqëruar
06/07/2026 - 20:40

Bizmeni kontrovers Nadir Çausholli, me precedentë penalë dhe disa dosje të hapura penale për vjedhje dhe skema mashtrimi me ilaçe, ka kanosur paraditen e sotme biznesmenin M. L.,...

Më shumëDetails

Si po shkonin bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit para funeralit të Khameneit?

Si po shkonin bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit para funeralit të Khameneit?
06/07/2026 - 20:31

Kryeparlamentari i Iranit dhe negociatori kryesor në bisedimet me ShBA-në, Mohammad Bagher Ghalibaf tha se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit që vendi i tij nënshkroi me Shtetet e...

Më shumëDetails

Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”
06/07/2026 - 20:15

Qumështorja “Vita” ka njoftuar se rezultatet e analizave të realizuara nga AUVK kanë dalë pozitive për produktet e saj, duke theksuar se nuk janë gjetur përbërës të ndaluar.Sipas...

Më shumëDetails

Ministria e Bujqësisë pas takimit me fermerët: Qëllimi është mbrojtja e konsumatorit dhe prodhuesit vendor

Ministria e Bujqësisë pas takimit me fermerët: Qëllimi është mbrojtja e konsumatorit dhe prodhuesit vendor
06/07/2026 - 19:39

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas takimit me fermerët, duke theksuar se respekton të drejtën e tyre për protestë dhe i kupton shqetësimet lidhur...

Më shumëDetails

Kthesë historike në Gjermani, Berlini planifikon të marrë mbi 800 miliardë euro borxh për riarmatim deri në vitin 2030

Kthesë historike në Gjermani, Berlini planifikon të marrë mbi 800 miliardë euro borxh për riarmatim deri në vitin 2030
06/07/2026 - 18:43

Gjermania planifikon të marrë hua më shumë se 800 miliardë euro deri në vitin 2030 për të financuar një program të gjerë riarmatimi, duke shënuar një ndryshim historik...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë