Kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” ka thënë se Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc janë duke punuar me kapacitet normal të përpunimit të ujit.
“Ju njoftojmë se sot, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc janë duke punuar me kapacitet normal të trajtimit/përpunimit të ujit, prandaj edhe shpërndarja dhe furnizmi i ujit janë stabilizuar dhe janë kthyer në gjendjen normale të furnizimit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Më tutje në njoftim thuhet se pritet që uji i pijës të arrijë edhe tek konsumatorët tjerë.
KRU “Mitrovica”, ka edhe një rekomandim lidhur me ujin e pijshëm.
“Tani pritet që uji i pijes të arrije edhe tek konsumatorët tjerë të cilëve u rekomandojë që në rast se uji u vjen i turbullt, ta lënë rubinetën hapur për disa çaste derisa uji të kthjellohet. Kjo gjendje e ujit vjen si pasojë e gypave të vjetruar të cilët me kohë krijojnë një masë korozive dhe rrjedhjeve të mundëshme në pusetat e ujëmatësve me ç’rast vakumi që krijohet me ardhjen e ujit, e bartë ujin e papastër deri në rubinetat tuaj”.
“Nga ana tjeter u sigurojme se Impiantet tona asnjëher nuk lëshojnë në rrjetin e furnizimit ujin i cili nuk i plotëson standardet e ujit për konsum human, gjë që gjithmon vëretohet në bazë të analizave fiziko – kimike dhe bakteriologjike”.