Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Bullgari ka vizituar Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronëve në qytetin Samokov si dhe takim me drejtorin e kompanisë “Samel-90”.
Mehaj në një postim në Facebook shkruan se gjatë kësaj vizite ka pasur mundësinë t’i shikojë nga afër afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare.
“Samel 90”, prodhon pajisje të teknologjisë së lartë ushtarake.
Kjo fabrikë prodhon pajisje ushtarake nga më të ndryshmet, duke filluar nga dronët që tani po përdorën shumë nga ushtritë në botë.
Pastaj prodhon edhe pajisje të zbulimit dhe bllokimit.
Specialitet i “Samel 90” janë gjithashtu edhe pajisjet e integruara të komunikimit.
Mjetet ushtarake të transportimit janë gjithashtu në “menynë” e kësaj fabrike.













