Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria Speciale deklarohet për serbët e dyshimtë në lidhje me sulmin në “Ibër Lepenc”

02/12/2024 - 16:20
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria Speciale deklarohet për serbët e dyshimtë në lidhje me sulmin në “Ibër Lepenc”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar në lidhje me sulmin e të premtes në kanalin e Ibër Lepencit.

Në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale në koordinim me Policinë e Kosovës ka kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera, si dhe janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale.

“Prokuroria Speciale ka njoftuar opinionin publik lidhur me rastin e ndodhur më 29.11.2024 në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potok-ut, respektivisht në pjesën e kanalit të “Ibër Lepencit’, se më 30.11.2024, Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin Special nga Prokuroria Speciale ka kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera.

“Me këtë rast në stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike”, nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, nga neni 129 par. 1 dhe neni 128 par 1 nën par. 1.8 të KPRK-së, “Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 366 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u tha se me vendim të prokurorit dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse në lidhje me arrestimin e një të dyshuari tjetër sot, Prokuroria njoftoi se i dyshuari është nga komuniteti serb dhe ai është ndaluar.

“Ndërkaq, më 1 dhjetor 2024 me vendim te Prokurorit është ndaluar edhe i dyshuari J.V nga komuniteti serb, i cili ishte në kërkim lidhur me këtë vepër penale. Në shtëpinë e të njëjtit është kryer kontroll, ku janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm i armëve dhe pajisjeve tjera”.

Gjithashtu u tha se veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar.

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit për aksidentin e rëndë në Prizren
Kryesore

Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vr@sje të 27-vjeçarit në Lipjan

09/07/2025 - 17:35
Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”
Kryesore

Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

09/07/2025 - 17:34
Këta janë tre nga pesë policët e arrestuar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan
Kryesore

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit pesë policëve të dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut

09/07/2025 - 17:20
Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Lajme

Muharremi për Guxo e Alternativën: Sulmojnë gazetarë e bullizojnë politikanë nga niveli zero i përkrahjes

09/07/2025 - 17:03
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Kryesore

Qeveria në detyrë merr gjashtë vendime të reja

09/07/2025 - 16:48
“Vegla të pushtetit”: Deliu-Kodra ia publikon Kurtit videon ku sulmonte Policinë
Kryesore

“Vegla të pushtetit”: Deliu-Kodra ia publikon Kurtit videon ku sulmonte Policinë

09/07/2025 - 16:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë