Mysafir në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini sonte ishte kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka, i cili ndër të tjera ka deklaruar se sulmi i së premtës së 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin-Potokut është sulmi terrorist më i madhi që i është bërë Kosovës që nga periudha e pasluftës.
Ndaj paraqitjes së tij në këtë emision televiziv ka reaguar gazetari Berat Buzhala, duke i rekomanduar AKI-së dhe Policisë intervistimin e Mujkës.
LEXONI EDHE:
Mehmetaj e quan Mujkën e Ibër Lepencit hajn dhe ish anëtar të partisë së Mira Markoviçit
Buzhala ka thënë se Mujka ka qenë anëtar i JUL-it, partisë së bashkëshortes së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviqit.
Postimi i Berat Buzhala:
Informate per AKI’ne dhe Policine e Kosoves:
Aktualisht ne studio ne Prishtine po jep interviste nje burre qe ka qene anetar i partise se bashkeshortes se Sllobodan Milloshevicit, partise JUL. Ky burri po fole per rastin e shperthimit te kanalit te Iber Lepencit. Po me doket qe ka informata, prandaj ish kane mire me intervistu.