Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtypi gjerman: Serbia përpiqet të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin Kosovës, sulmi shihet si përgatitje e terrenit

03/12/2024 - 10:51
në Kryesore, Lajme
A A
Shtypi gjerman: Serbia përpiqet të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin Kosovës, sulmi shihet si përgatitje e terrenit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Shpërthimi në fshatin Varagë të Zubin Potokut ku si pasojë u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit që furnizon një pjesë të madhe të vendit me ujë të pijshëm dhe termocentralet, ka tërhequr vëmendjen e mediave të mëdha ndërkombëtare.
Për këtë sulm gjerësisht kanë raportuar edhe mediat gjermane. Mediat atje kanë cituar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, i cili e quajti këtë shpërthim si “akt terrorist” të dirigjuar nga Serbia.Gazeta “Frankfurter Rundschau” raporton, se pas sulmit në Kosovë, “Prishtina dhe Beogradi po akuzojnë njëri-tjetrin”. Por në të njëjtën kohë gazeta thekson se “Serbia po shpreson në ndihmë nga Rusia dhe SHBA”. Aty thuhet se Serbia asnjëherë nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe po përpiqet të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi.

“Qeveria e Serbisë ka kohë që pretendon se po shtypen bashkatdhetarët e saj në Kosovë. Ajo asnjëherë nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe po përpiqet të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi. Në këtë kontekst, sulmi shihet si përgatitje e terrenit për këtë.” Kjo nuk është aspak një “ëndërr e Serbisë së Madhe”, shkruan gazeta gjermane.

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan: “Pas sulmit me bombë në kanalin në veri të Kosovës, prej nga vjen uji i rëndësishëm për funksionimin e dy termocentraleve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë si përgjegjëse për shpërthimin. Beogradi e hodhi poshtë këtë përgjegjësi. Ndërkohë, policia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar gjatë kontrolleve në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë dhe ka njoftuar se gjatë kontrolleve kanë konfiskuar armë dhe municione.

Në raportin e shkurtër të kësaj gazete citohet edhe Kurti me fjalët: “Sulmi është kryer nga profesionistë”. Është një sulm i ri kriminal dhe terrorist që ne besojmë se vjen nga bandat e drejtuara nga Serbia.” Por kjo gazetë gjermane thekson se sfondi i sulmit është “ende i paqartë” dhe se “Beogradi ka mohuar çdo përgjegjësi”.

 

Berliner Tageszeitung shkruan edhe për reagimin e Bashkimit Evropian, i cili e dënoi shpërthimin si një “sulm terrorist”. Gazeta njofton edhe me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili vlerësoi se ishte një “sulm i neveritshëm, akt i sabotimit të infrastrukturës kritike civile të Kosovës”. Po ashtu gazeta njofton se “kritikës ndërkombëtare pas këtij sulmi iu bashkuan SHBA-ja, Franca dhe Turqia”, dhe se “edhe forcat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO-ja kanë bërë thirrje për përmbajtje”.

Gazeta shkruan: “Mediat kosovare besojnë se sulmet janë një fillimi i një lufte hibride, të udhëhequr nga Rusia. Më parë këtë javë, sulmuesit hodhën granata dore në ndërtesën e një bashkie në veri si dhe në një vend tjetër. Përshkallëzimi më i keq në vitet e fundit ndodhi në fund të shtatorit 2023, pas sulmit të paramilitarëve serbë ndaj një patrulle të policisë së Kosovës, kur rreth tridhjetë persona të armatosur sulmuan një patrullë të policisë së Kosovës. /DW

JU REKOMANDOJMË

Kurti shkon në Kalludër të Zubin Potokut ku po kryhen gërmime për varrezë masive

Kurti shkon në Kalludër të Zubin Potokut ku po kryhen gërmime për varrezë masive
01/08/2026 - 12:03

Kurti viziton lokacionin e gërmimeve në Zubin Potok Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar vizitë në vendin e gërmimeve në Zubin Potok. Dyshohet se...

Më shumëDetails

Gashi pasi Abdixhiku mbeti kryetar: LDK s’frikësohet, liria është shpirti i saj, për këtë qëndroj

Gashi pasi Abdixhiku mbeti kryetar: LDK s’frikësohet, liria është shpirti i saj, për këtë qëndroj
01/08/2026 - 11:56

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se “LDK-në nuk e ndal askush”. Në një reagim pas mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm ku Lumir Abdixhiku u...

Më shumëDetails

Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati

Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
01/08/2026 - 10:44

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Skenderaj, ku rreth orës 23 një person është plagosur me armë zjarri Rasti është kualifikuar si tentim vrasje, përderisa viktima është...

Më shumëDetails

Abazi: Konstituimi i Kuvendit do të jetë “sa për sy e faqe”, skenari po çon në zgjedhje të reja

Abazi: Konstituimi i Kuvendit do të jetë “sa për sy e faqe”, skenari po çon në zgjedhje të reja
01/08/2026 - 10:38

Kosova po hyn në një krizë të re institucionale që, sipas ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, është planifikuar prej kohësh. Ai vlerëson se shtyrja e seancës konstituive deri në fund...

Më shumëDetails

Marrëveshje për Kuvend, Qeveri, Presidencë ose asgjë, Lutfi Haziri: Nëse VV ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Haziri: Presim nga Trump të rikonfirmojë marrëveshjen e 3 shtatorit që Kurti e anashkaloi
01/08/2026 - 10:28

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se do të bashkëpunojë me fituesen e zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për një marrëveshje që do të çonte drejt...

Më shumëDetails

CNN: SHBA po planifikon sulme të reja ndaj Iranit që këtë fundjavë

Inaugurimi i Trump do të bëhet në ambiente të mbyllura | Hera e fundit që ndodhi kështu ishte në vitin 1985
01/08/2026 - 09:42

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit që mund të nisin që këtë fundjavë, ndërsa Presidenti Donald Trump po kërkon një zgjidhje për luftën, sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • 32 vjet burgim për të akuzuarit në rastin “Toka 2”: Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Avni Maxhuni dhe Nexharije Hoti – konfiskohen 45 ngastra kadastrale

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë