Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Peci ambicie që ta lë shenjën e tij në Darkën e Lamës: Ta shënojë çdo institucion dhe familje – Ministria s’tregon sa iu kushtoi

03/12/2024 - 16:19
në Lajme
A A
Peci ambicie që ta lë shenjën e tij në Darkën e Lamës: Ta shënojë çdo institucion dhe familje – Ministria s’tregon sa iu kushtoi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka refuzuar të tregojë shpenzimet e “Darkës së Lamës”, që mbrëmë u organizua nga Ministri Faton Peci. Ndonëse ky organizim tradicionalisht i takon Presidencës, organizimin e një darke të tillë mbrëmë, MBRZH e ka arsyetuar si kremtë për “vitin më të begatë në bujqësi”. Presidentja Osmani s’ka marrë pjesë, por i pranishëm ka qenë Kryeministri Kurti.

Në fund të tetorit, Presidentja Vjosa Osmani, ashtu siç tradicionalisht kanë vepruar edhe presidentët para saj, kishte shtruar “Darkën e Lamës”. Sivjet, ajo këtë organizim e kishte bërë në SOS Fshatin.

Pavarësisht se organizimi i kësaj feste është traditë e Presidencës, e nisur nga Presidenti Ibrahim Rugova, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka organizuar mbrëmë një imitim të kësaj darke, që e ka quajtur poashtu si “Darka e Lamës”.

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në këtë darkë, por jo edhe Presidentja.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i kanë thënë Gazetës Express se në këtë darkë kanë qenë të ftuar të gjithë krerët e shtetit, deputetët e minsitrat.

“Është çështje e agjendës së gjithë secilit se sa e kanë pasur të mundshme pjesëmarrjen”, ka qenë përgjigja e tyre në pyetjen nëse Osmani kishte ftesë për pjesëmarrje.

Por, përgjigje s’kanë kthyer lidhur me koston e organizimit të këtij eventi, që u mbajtë në një nga hotelet e kryeqytetit.

Organizimi i kësaj darke ka ngjallur reagime të shumta, meqë kjo darkë konsiderohet si organizim ekskluziv që bëhet nga Presidenca.

E nga Ministria e Pecit thonë se janë të vetëdijshëm për këtë, por se organizimi është bërë si kremtë për “vitin më të begatë të Kosovës në bujqësi”

“Jemi të vetëdijshëm që Darka e Lamës ka qenë e organizuar në këtë vit si çdo vit tjetër, nën patronatin e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, mirëpo ideja e Ministrit Peci ka qenë që në vitin më të begatë të Kosovës në bujqësi, këtë ta organizojë edhe MBPZhR, si një nismë nacionale që kjo e kremtë të shënohet nga çdo institucion qoftë qendror ose lokal, si dhe në çdo shtëpi të qytetarëve me sofrat e mbushura me prodhimet tona vendore”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ministri Peci, në fjalën e tij para të pranishme, tha se këtë vit kjo darkë është edhe një nderim për trashëgiminë tonë dhe një reflektim mbi përpjekjet për të zhvilluar bujqësinë dhe sigurinë ushqimore të Kosovës.

“Mbrëmjen e sotme shënuam një traditë të lashtë dhe të çmuar; Darkën e Lamës, një moment reflektimi dhe falënderimi ndaj Zotit dhe natyrës për begatinë e vitit që po lëmë pas. Ky ritual ka shërbyer për shekuj me radhë si shprehje mirënjohjeje për frytet e tokës dhe mundin e njerëzve që e kultivojnë atë. Këtë vit, Darka e Lamës është edhe një nderim për trashëgiminë tonë dhe një reflektim mbi përpjekjet për të zhvilluar bujqësinë dhe sigurinë ushqimore të Kosovës. E shënuam në vitin më të begatë për Kosovën, kur siguruam bukën e motmotit falë përkrahjes së Qeverisë, begatisë së Perëndisë, transparencës së Ministrisë dhe djersës së ballit të fermerit meritor”.

Ai përmendi edhe ideatorin e Darkës së Lamës, duke pretenduar se po e vazhdon traditën e tij.

“Kremtimi i saj rikthen në kujtesë amanetin e Dr. Ibrahim Rugovës, që një nga prioritetet e tij ishte sigurimi i bukës së motmotit për qytetarët tanë. Sukseset e bujqësisë janë një prej dëshmive më të forta të përkushtimit tonë për të ardhmen e sigurt dhe të qëndrueshme të Kosovës. Gëzuar për frytet e tokës sonë! Zoti e bekoftë popullin dhe Republikën e Kosovës!”.

Fjalim mbajti edhe Kryeministri Albin Kurti, i cili fjalën e nisi me një falenderim të përzemërt për Ministrin Peci.

“Në këtë dolli të përbashkët, falënderoj veçanërisht fermerët tanë për punën e palodhshme të tyre në rritjen e prodhimit vendor, në vitin që ngadalë por sigurt po e lëmë pas. Ne do të vazhdojmë mbështetjen dhe angazhimin tonë për ta. Sukseset i gëzojmë së bashku, dhe gjithmonë jemi me shpresën që kjo begati të na përcjellë edhe vitin tjetër”, tha Kurti.

“Sivjet kemi një korelacion interesant krahasuar me para katër viteve: edhe sipërfaqja e punuar e tokës edhe Bruto Produkti Vendor janë rritur për 50 për qind. E punojmë tokën më shumë dhe e rrisim ekonominë tonë më lart. Për tokat e mbjella, grurin e korrur, bukën e sofrës, mikpritjen dhe bujarinë që na karakterizon si komb e si shtet. Gëzuar e ta shijoni këtë darkë të shtruar vetëm me produkte vendore”, tha tutje ai.

Pas fotove që u publikuan në rrjete sociale nga kjo darkë, nisën edhe reagimet nga Presidenca.

Këshilltari i Presidentes Osmani, Bekim Kupina, ripublikoi një video të Osmanit të tetorit gjatë organizimit të Darkës së Lamës në SOS fshatin.

“Darka e Lamës 2024 (26 tetor), nën patronatin e Presidentes Vjosa Osmani, sikurse edhe çdo vit tjetër!”, shkroi Kupina krahas videos./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë
17/10/2026 - 23:00

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një videoje, është deklaruar lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri. Fevizu, në videon e të cilit shihet gjendja...

Më shumëDetails

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë
17/10/2026 - 22:46

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u...

Më shumëDetails

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë
17/10/2026 - 22:30

Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi. Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë...

Më shumëDetails

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
17/10/2026 - 22:22

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës...

Më shumëDetails

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
17/10/2026 - 22:09

Gjykata e Tiranës ka shpallur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të...

Më shumëDetails

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
17/10/2026 - 21:58

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë