Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ymeri: Kurti tentoi të përfitojë politikisht nga sulmi në Ibër-Lepenc

03/12/2024 - 21:46
në Kryesore, Lajme
A A
Ymeri: Kurti tentoi të përfitojë politikisht nga sulmi në Ibër-Lepenc
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për përpjekjen e tij për të përfituar politikisht nga sulmi në kanalin Ibër-Lepencit, në Zubin Potok.Në “Debat Plus”, Ymeri ka deklaruar se Kurti ka përdorur sulmin për fushatën e tij politike, duke bërë deklarata që më shumë i shërbyen interesave të tij elektorale sesa një përgjigjeje të drejtë dhe të fokusuara për të zgjidhur situatën.

“Unë e kam parë kush është munduar me përdorë politikisht këtë sulm, e ai ka qenë kryeministri Kurti. Prej natës së parë, kur e ka pas konferencën për shtyp. Unë e kam parë në krejt atë deklarim Kurti për këtë gjë, më shumë ka pas fjali që i shërbejnë fushatës së tij ose ai mendon që i shërbejnë. Fjali të cilat e sulmojnë opozitën, meidat gazetarët. Sesa që ka folur për sulmin dhe për atë se çka ka më bë ky si kryeministër për me sanu dëmin dhe në anën tjetër për mi parandalua sulmet e tilla”, ka thënë Ymeri.Sipas Ymerit, në vend që të bashkonte shoqërinë dhe forcat politike për të dënuar sulmin dhe për të mbështetur hetimin e tij, Kurti ka përdorur këtë rast për të vazhduar polarizimin politik dhe shoqëror të vendit për qëllime elektorale.

“Në këtë drejtim Kurti ka qenë i pari dhe i vetmi që është munduar të përfitojë pikërisht nga ky sulm. Prej asaj nate dhe të nesërm dhe secili që është deklaruar se pari e ka dënuar sulmin dhe e kanë kërkuar që kryerësit e veprës me u hetu, arrestu dhe dënu. Dhe këtu kanë qenë në sinkron thuajse të gjithë prej ambasadave të huaja deri të partitë opozita. Përveç Kurtit që dëshironte me përdorë këtë rast që me vazhdu polarizimin politik e shoqëror për qëllime politike e elektorale. Po bën dëm jashtëzakonisht të madh, sepse pamundëson një unitet dhe bashkërendim të forcave politike e shoqërorë në Kosovë karshi sulmeve”, ka shtuar Ymeri.

JU REKOMANDOJMË

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit, kapin vlerën e 2,400 eurove

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit, kapin vlerën e 2,400 eurove
03/11/2026 - 15:56

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, në hyrje të Republikës së Kosovës, ka zbuluar mallra të padeklaruara në...

Më shumëDetails

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia
03/11/2026 - 15:50

Organizatori i protestës kundër kryeministrit Albin Kurti, Durim Aliu, ka konfirmuar për Ekonomia Online se protesta e paralajmëruar për sot është anuluar. Aliu ka bërë të ditur se...

Më shumëDetails

Kryeprokurori takon familjen e Astrit Deharit: Ky rast duhet të trajtohet me seriozitet e profesionalizëm

Kryeprokurori takon familjen e Astrit Deharit: Ky rast duhet të trajtohet me seriozitet e profesionalizëm
03/11/2026 - 15:10

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special Bekim Kodraliu, janë takuar me familjen e Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili vdiq më 5...

Më shumëDetails

Deputeti Paris Guri ankohet për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit: As shpifjet, as sulmet, as presioni nuk më ndalin!

Deputeti Paris Guri ankohet për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit: As shpifjet, as sulmet, as presioni nuk më ndalin!
03/11/2026 - 14:41

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të Prokurorisë për pushimin e hetimeve në rastin e Faton Pecit dhe Fitore Pacollit, lidhur...

Më shumëDetails

Vazhdon protesta kundër Albin Kurtit, protestuesit pritet të mblidhen edhe sot në shesh

Vazhdon protesta kundër Albin Kurtit, protestuesit pritet të mblidhen edhe sot në shesh
03/11/2026 - 14:21

Organizatori i protestës kundër Albin Kurtit, Durim Aliu ka njoftuar qytetarët se sot, ditë e martë, do të protestohet sërish nga ora 16:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë....

Më shumëDetails

Pas 15 vjetësh, aktakuzë për rastin e Diana Kastratit

Pas 15 vjetësh, aktakuzë për rastin e Diana Kastratit
03/11/2026 - 14:13

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me armë zjarri në Prishtinë. Lajmin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    371 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 93
  • Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë