Pas arritjes së koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, në Gjilan, ka reaguar ish-kryetari i komunës, Lutfi Haziri.
Haziri u ka uruar suksese qeverisjes së re në Gjilan, teksa ka thënë se LDK ka qenë dhe do të mbetet gardiane e interesave të qytetarëve të Gjilanit.
Ndërsa, sa i përket koalicionit të dy partive rivale VV dhe PDK, Haziri thotë se ky është vullnet i funksionarëve dhe jopushtetarëve.











