Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Detaje të reja për vrasjen në Llaushë, vëllai i të dyshuarit: S’e kemi ditë as që ka armë, kur erdha në shtëpi kunatën e gjeta të gjallë

06/01/2022 - 18:00
në Kryesore, Lajme
A A
A ndodhi vrasja e sotme në Llaushë për tradhti? Familjarët japin detaje ekskluzive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vëllai i burrit që dyshohet se vrau gruan e tij 48-vjeçare të mërkurën në Llaushë të Skenderajt, tha për Gazetën Express se vëllai i tij nuk ka pasur armë zjarri një kohë të gjatë dhe nuk e di sesi i ka rënë në duar arma që ia mori jetën kunatës së tij.

Ai tha se S.Q., 51-vjeçar, ka pasur kriza nervore por ka refuzuar të trajtohej te mjekët. Ndërsa për kunatën e tij tha se do të hap të pame dhe se e njëjta ishte shumë grua e ndershme.

“Edhe familja e kunatës u kanë e bekume, familje më të mirë s’ka kerkund, e kanë ditë që ajo është duke vuajtur nga vëllai im që ka qenë i sëmurë, u kanë vëllai i saj, janë ardhë miqtë, i kam thënë hajdeni te unë se ai është njeri i sëmurë. Vëllai im asnjë fjalë se ka folë. Vëllai së fundmi ka qenë me kriza nervore, s’është trajtu te mjeku se s’kemi mujt me zor me çu. Jam mundu me çu mi dalë në ndihmë, por ka pas trauma shumë, s’e kemi ditë as që ka armë, ku e ka ble e qysh e ka ble se di. Jam befasu, se kam pritë që e vret”, u shpreh ai për Express.

Ai tha se në momentet kritike ka qenë në Skenderaj ndërsa kur ka marrë informacion për ngjarjen ishte kthyer në shtëpi dhe aty e kishte takuar të gjallë kunatën.

“Po tash prej njerit të sëmurë pritet gjithçka. Një kohë s’ka pas armë, ku e gjeti nuk e di. Kam qenë në Skenderaj kur më kanë thirrë, hajde se ka bë diçka, kur kam ardhë këtu hala gjallë e kam gjetë, jam mundu me i dhanë ndihmë por ish kry gjithçka”, shtoi ai.

Vëllai i të dyshuarit pohon se shteti ka mundur ta parandalojë vrasjen e kunatës së tij, pasi thotë se nëse vëllain do ta kishin futur në burg nuk do të ndodhte tragjedia.

“Ju kisha lutë me u marrë me gjyqësorin e prokurorinë që nuk i parandalojnë rastet po i lënë kur te bëhen, e pastaj thonë çka u bë, ata kanë mujt me parandalu. Nëse e kishin marrë vëllain tim ta kishin fut në burg 2-3 muaj, ai s’kishte pas shansë me i bë këto”, tha ai për Gazetën Express.

“E kanë mbajt 5 orë në stacion dhe e kanë lëshu”, tha ai.

Ndërsa për kunatën e tij tha se nuk i ka nxjerrë probleme kurrë bashkëshortit të saj, por ky i fundit ka pasur kriza nervore.

“Gruaja s’u kap kurrë me të, por vëllai i ka nxjerrë telashe. Gruaja ka qenë e bekuar, vëllai im ka qenë me kriza dhe ka ndodh ajo çka ka ndodh. Ka qenë grua e ndershme”, u shpreh ai për Express.

I njëjti shtoi se tre fëmijët e çiftit po qëndrojnë në shtëpinë e tij dhe për ta tha se janë nxënësa të shkëlqyer.

Policia Rajonale e Mitrovicës ka konfirmuar për Gazetën Express se gruaja që u vra dje në Llaushë të Skenderajt së fundmi e kishte lajmëruar dhunën në polici. Sipas tyre rasti ishte iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa ndaj të dyshuarit ishte proceduar kallëzim penal.

“Referuar pyetjes së juaj lidhur me rastin veprës penale ‘vrasje e rëndë” e ndodhur me datën 5 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, nga ana e viktimës L.Q., në cilësi të ankueses është raportuar një rast në Stacionin Policor Skenderaj i iniciuar ‘Dhunë Familje” rasti me kallëzim penal ndaj të dyshuarit S,Q., është proceduar në Prokurori”, thuhet në përgjigjen e policisë rajonale të Mitrovicës dhënë Gazetës Express.

Për të dyshuarin, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar nga gjykata kompetente caktimin e masës së paraburgimit.

Ai dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, “ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari S.Q., me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me iniciale L.Q., ashtu që pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknës dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës”, njofton prokuroria.

Kujtojmë se krimi kishte ndodhur në sallonin e shtëpisë së çiftit dhe në vendin e ngjarjes ishin gjetur 6 gëzhoja plumbash. Nga i dyshuari policia kishte sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë.

I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit ditën e djeshme me datë 05 janar dhe gjendet në ndalim 48 orësh.

Familja e L.Q., 48-vjeçare e cila u vra të mërkurën në Llaushë të Skenderajt, ka hapur të pamën në Burojë të Skenderajt. Ajo pritet të varroset në vendlindjen e saj. Për rastin tragjik ka folur për Gazetën Express njëri nga nipërit e viktimës, duke thënë se ndaj saj është ushtruar dhunë shumë shpesh. Ai pohon se halla ishte kthyer në shtëpinë e burrit për shkak të fëmijëve.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë