Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka nisur hetimet për raportimet e fundit në media, për rastet e dyshuara me korrupsion.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhet në komunikatë.
Kjo vjen pasi të mërkurën Partia Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media ka denoncuar ministrat Donika Gërvalla dhe Fitim Damka, sipas tyre për një keqpërdorimin 1.1 milion eurosh.













