Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku prezanton planin për transformimin e Kosovës: Të gjitha magjistralet kryesore kryhen brenda 3 viteve

10/12/2024 - 20:31
në Lajme
A A
Abdixhiku prezanton planin për transformimin e Kosovës: Të gjitha magjistralet kryesore kryhen brenda 3 viteve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, prezantoi sot në Mitrovicë programin e partisë për infrastrukturë dhe energji, duke theksuar projektet ambicioze që do të transformojnë Kosovën.

Ai nënvizoi se është koha që Kosova të ecë me hapa të shpejtë për të kapërcyer vonesat dhe të arrijë standardet e vendeve të zhvilluara europiane.

Abdixhiku tha se në fushën e infrastrukturës do të investohet për ndërtimin e rrugëve kryesore, përfshirë magjistralet Prishtinë-Podujevë dhe Prishtinë-Mitrovicë, ndërsa do të vazhdojnë projektet rajonale si Autostrada e Anamoravës dhe Unaza e Jashtme e Kryeqytetit.

Në fushën e energjisë, ai theksoi ndërtimin e një centrali të ri me gaz për stabilitet energjetik, gazifikimin e Kosovës, si dhe investime në energjinë e ripërtëritshme. Abdixhiku premtoi gjithashtu përmirësime për lehtësimin e barrës financiare për qytetarët, si dhe dyfishimin e projekteve të kogjenerimit në Prishtinë dhe Obiliq.

Shkrimi i plotë:

Mes interesimit të madh të qytetarëve për program, sot, në Mitrovicë prezantuam programin tonë ambicioz për Infrastrukturë dhe Energji!

Prezantuam projekte të mëdha që do ta transformojnë Kosovën dhe do ta shndërrojnë atë në model të zhvillimit rajonal – me rrjet rrugor të zhvilluar që lidh qytete e që krijon mundësi të reja, dhe me sistem energjetik të qëndrueshëm dhe më të pastër.

Kosova duhet të lëvizë përpara me hapa të shpejtë, sepse nuk mund të qëndrojmë të fundit në Europë! Është koha të ecim me hapa të sigurt drejt një të ardhme ku standardet tona të jetës janë si të çdo vendi të zhvilluar Europian!

Prandaj, me mua si Kryeministër, në Infrastrukturë dhe Energji do të kemi:

🔵 Në Infrastrukturë:
* Përfundimin e të gjitha magjistraleve kryesore, duke përfshirë Prishtinë-Podujevë me investim 50 milionë euro dhe Prishtinë-Mitrovicë me investim 30 milionë euro.
* Përfundimin e Autostradës së Anamoravës, që lidh Prishtinën me Gjilanin dhe Dheun e Bardhë, me një investim prej 170 milionë eurosh.
* Ndërtimin e Unazës së Jashtme të Kryeqytetit, një projekt me vlerë totale prej 350 milionë eurosh, për ta lehtësuar trafikun dhe rritur efikasitetin në kryeqytet.
* Vazhdimin e Autostradës “Ibrahim Rugova” deri në Merdarë, me kosto prej 150 milionë eurosh si pjesë e investimeve rajonale të BE-së.
* Ndërtimin e 200 vendndalesave për autobusë dhe vetura në rrugët rajonale me investim 10 milionë euro.

🔵 Në Energji:
* Ndërtimin e një Centrali me Gaz prej 500 MW për tranzicion dhe stabilitet energjetik me investim prej 500 milionë eurosh.
* Gazifikimin e Kosovës për ngrohje qendrore dhe industri, me linjë furnizimi prej Hanit të Elezit deri në Mitrovicë (120 milionë euro).
* Kapacitet të ri prej 1000 MW të energjisë së ripërtëritshme nga parqet solare dhe të erës brenda 4 vitesh.
* Infrastrukturë rezervë për ruajtjen e energjisë elektrike përmes hidrocentraleve reversibile dhe baterive me investim 50 milionë euro nga buxheti shtetëror dhe 250 milionë euro nga kompani private.
* Eliminimin e TVSH-së për energjinë elektrike për ta lehtësuar barrën financiare mbi familjet kosovare.
* Planin Kombëtar për Vetura Elektrike i cili eliminon të gjitha obligimet doganore dhe tatimore për regjistrimin e veturave elektrike në vend.
* Dyfishimin e projektit të kogjenerimit në Prishtinë dhe Obiliq me investim 120 milionë euro.

Me mua si Kryeministër, me ekipin tim të dëshmuar dhe me programin tonë ‘Rruga e Re’, Kosova do ta ketë një infrastrukturë rrugore moderne dhe një sistem energjetik stabil për një ardhme të qëndrueshme.


JU REKOMANDOJMË

Dibra i bashkohet protestave – goditet makina e policisë, shoqërohen me forcë disa të rinj

Dibra i bashkohet protestave – goditet makina e policisë, shoqërohen me forcë disa të rinj
16/10/2026 - 16:39

Edhe të rinjtë në Dibër i janë bashkuar tubimeve që po zhvillohen në disa qytete të vendit. Marshimi në qytetin e Peshkopisë ka nisur nga pedonalja e qytetit...

Më shumëDetails

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, do të propozohet rendi i ditës për seancën e radhës

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, do të propozohet rendi i ditës për seancën e radhës
16/10/2026 - 16:36

Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, nga ora 11:00, kanë njoftuar nga zyra për media e këtij institucioni. Në rend dite përpara, anëtarët e Kryesisë kanë...

Më shumëDetails

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë janë kërcenim serioz, BE të ushtrojë presion vendimtar për dorëzimin e Radoiçiqit

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë janë kërcenim serioz, BE të ushtrojë presion vendimtar për dorëzimin e Radoiçiqit
16/10/2026 - 16:30

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë për Hungary Insider, ka thënë se ambiciet territoriale të Serbisë përbëjnë kërcënim...

Më shumëDetails

OKB reagon për situatën në Shqipëri

OKB reagon për situatën në Shqipëri
16/10/2026 - 16:25

Zyra e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar përmes një deklarate duke shprehur shqetësim për dhunën e fundit dhe tensionet në rritje rreth protestave në Tiranë. Reagimi...

Më shumëDetails

Komandanti suprem i forcave aleate për Evropë: NATO është shumë më e fuqishme ushtarakisht se Rusia

Komandanti suprem i forcave aleate për Evropë: NATO është shumë më e fuqishme ushtarakisht se Rusia
16/10/2026 - 16:10

Kapacitetet ushtarake të NATO-s janë dukshëm më të fuqishme se ato të Rusisë, ka deklaruar komandanti suprem i Aleancës për Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, në një intervistë...

Më shumëDetails

Për gjashtë muaj si Presidente, Albulena Haxhiu ua dha shtetësinë e Kosovës me dekret 29 personave (Dokument/Emrat)

Për gjashtë muaj si Presidente, Albulena Haxhiu ua dha shtetësinë e Kosovës me dekret 29 personave (Dokument/Emrat)
16/10/2026 - 15:06

29 dekrete për dhënien e shtetësisë së Kosovës u dhanë përgjatë periudhës gjashtëmujore sa Albulena Haxhiu udhëhoqi si ushtruese e detyrës me Presidencën e vendit, nga 4 prilli...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë