Lidhja Demokratike e Kosovës e ka finalizuar dhe miratuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ndër kandidatet e nominuar nga kjo parti është edhe deputetja Rrezarta Krasniqi.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, deputetja Rrezarta Krasniqi do të mbajë numrin 36 në listë.
Ndryshe, Rrezarta Krasniqi njihet si njëra nga deputetet më aktive të Kuvendit të Kosovës, e cila ngrit vazhdimisht zërin edhe për qytetin prej nga vjen, Vushtrrinë.













