Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Prishtinës alarmoi për mungesën e veturave, kryeministria bën zgjidhje për vete – i merr me qira 15 sosh

12/12/2024 - 14:41
në Lajme
A A
Komuna e Prishtinës alarmoi për mungesën e veturave, kryeministria bën zgjidhje për vete – i merr me qira 15 sosh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ditë pasi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, alarmoi se Komuna e Prishtinës ka mbetur pa automjete si pasojë e skadimit të kontratës së Agjencisë Qendrore të Prokurimit, zyra e kryeministrit ka bërë me dije se e ka zgjidhur këtë problem për vete.

Ditën kur ka skaduar kontrata e AQP-së, ZKM-ja ka dhënë tender në vlerë gati 100 mijë euro për marrjen e 15 veturave me qira. Me këtë tender është shpërblyer kompania “Mercom Auto SH.P.K”, për vlerën totale 98 mijë e 820 euro.

Këto vetura janë marrë me qira për një perudhë prej 12 muajsh. Në dosjen e tenderit theksohet se veturat duhet të dorëzohen maksimalisht 15 ditë nga dita e nënshkrimit të kontratës dhe se të gjitha duhet të jenë të të njëjtit lloj dhe me ngjyrë të njëjtë. Kontrata është planifikuar të nënshkruhet nesër.

“Gjatë kohëzgjatjes së kontratës kontraktuesi do të ofrojë automjetet në shfrytëzim pa asnjë kufizim për kilometra të kaluara gjatë tërë periudhës së përmendur, pra kilometra te pa kufizuara gjatë periudhës se qiramarrjes”, thuhet në dosje.

Kompania fituese duhet të kryejë edhe kontrollimin teknik, sigurimin duke përfshirë edhe KASKO brenda territorit të Kosovës, regjistrimin dhe vendosjen e tabelave zyrtare, të bëjë servisimin e rregullt sipas nevojave, furnizimin dhe ndërrimin e gomave verore dhe dimërore, mirëmbajtjen dhe riparimin dhe çdo shpenzim tjetër gjatë periudhës së kontratës dhe rregullimin e dëmtimeve.

Në rast të defektit të automjetit, kompania obligohet ta zëvendësojë automjetin jo më larg se dy ditë pune.

“Ne rast se automjeti është i dëmtuar dhe nuk mund te aftësohet për komunikacion atëherë zëvendësohet prej kontraktuesit me automjet tjetër të tipit të njëjtë dhe jo më të vjetër se viti i veturës së dëmtuar.

Kontraktuesi mund të vendos gomë rezerve me pajisjet përcjellëse dhe në rast te dëmtimit te gomës shoferi i veturës e ndërron gomën dhe e dërgon veturën sa me parë tek kontraktuesi apo kontraktuesi mundet te mos vendos gomë rezerve dhe ku do qe te dëmtohet goma shoferi do te informojë kontraktuesin dhe i njëjti duhet te dërgoj ekipin e tij për ndërrimin e gomës për maksimum 2 orë, kjo pike vendoset ne marrëveshje mes kontraktuesit dhe autoritetit dhe nëse nuk mund te arrijnë marrëveshje vlen zgjidhja te cilën e kërkon autoriteti”, specifikohet në dosje.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i bëri thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje për punën e veturave.

Rama e fajësoi Ministrinë e Financave se i ka lënë pa vetura.

“Kontrata e lidhur nga Autoriteti Qendror i Prokurimit (AQP), që vepron nën Ministrinë e Financave ka skaduar më 6 dhjetor. Kjo kontratë përfshinte institucione qendrore dhe lokale, përfshirë Komunën e Prishtinës, e cila kishte marrë me qira 76 vetura. Pas skadimit të kontratës, të gjitha veturat janë kthyer, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale. Kjo ka vështirësuar ndjeshëm operimin e drejtorive si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, ka shkruar Rama.

Rama tha se mungesa e mjeteve për operim përben rrezik për shërbimet dhe sigurinë publike.

“Komuna i bën thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje, përgjegjësi kjo e AQP-së. Mosveprimi i tyre po pengon rëndë funksionimin e komunave dhe institucioneve publike! Kryeqyteti mbetet i angazhuar për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, por mungesa e mjeteve për operim përbën rrezik për shërbimet dhe sigurinë publike. Trajtimi i interesit publik kërkon prioritet”, shkroi Rama.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë