Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raporti i IKD-së: Sukses i kufizuar i Prokurorisë Speciale në rastet e profilit të lartë

13/12/2024 - 13:28
në Lajme
A A
Raporti i IKD-së: Sukses i kufizuar i Prokurorisë Speciale në rastet e profilit të lartë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes një konference për medie ka publikuar raportin “Politika Ndëshkimore në “krimet speciale”.Ky raport përfshin gjetjet e analizimit të 103 aktgjykimeve të Departamentit Special (DS) të Gjykatës Themelore (GjTh) në Prishtinë dhe 52 vendimeve të Departamentit Special të Gjykatës së Apelit (GjA).

Sa i përket politikës ndëshkimore, Zamira Krasniqi, hulumtuese në IKD, theksoi se kjo organizatw ka gjetur se në rastet e 103 aktgjykimeve, 49.5% e masës së dënimeve të shqiptuara e përbëjnë dënimet me burgim efektiv, 43.8% e dënimeve të shqiptuara janë dënime me gjobë derisa 6.5% të dënimeve janë me kusht” tha ajo.Sa i përket politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit, raporti i IKD gjen se ndaj 40 personave të dënuar, gjykatat kanë shqiptuar 75 dënime. Në 46 raste (61.3%) DS i GjTh në Prishtinë ka shqiptuar dënim me burgim efektiv derisa në 29 raste të tjera (38.6%) është shqiptuar dënim me gjobë. Sa i përket politikës ndëshkimore, Krasniqi theksoj se “IKD ka gjetur raste të mos respektimit dhe mos aplikimit adekuat të rrethanave lehtësuese e rënduese, ashtu siç përcaktohet me Udhëzuesin për Politikën Ndëshkimore”.

Gjetjet e IKD tregojnë se vit pas viti (me përjashtim të vitit 2020), DS i GjTh në Prishtinë nuk arriti të zgjidhë aq lëndë sa ka pranuar, edhe përkundër rritjes së numrit të gjyqtarëve. Kështu, numri i lëndëve në punë u rrit vit pas viti, nga 63 lëndë në pritje në fillim të vitit 2020, në 125 lëndë në fund të vitit 2023. Situatë e njëjtë nuk qëndron me DS të GjA e cila e ka zgjidhur çështjen e ngarkesës me lëndë ashtu që tanimë mund të konsiderohet se kjo gjykatë nuk ka ngarkesë të pa menaxhuar me lëndë.Sa i përket efikasitetit të trajtimit të rasteve të korrupsionit në DS të GjTh në Prishtinë, sipas raportit të publikuar nga IKD, periudha e trajtimit të lëndëve vazhdon të jetë e gjatë. Sipas aktgjykimeve të analizuara, mesatarja e trajtimit të një rasti në DS të GjTh në Prishtinë është 709.2 ditë. Kështu, kohëzgjatja e trajtimit të rasteve shfaqet si problematikë edhe në DS të GjTh në Prishtinë.

Sipas raportit të publikuar nga IKD, numrin më të madh të të dënuarve për korrupsion sipas aktakuzave të PSRK e përbëjnë zyrtarët policor dhe qytetarët dhe jo zyrtarët e nivelit të lartë.“Ndaj 40 personave që nga Gjykata janë shpallur fajtorë, 24 prej tyre janë zyrtarë policor apo qytetarë. Kështu, nga totali i personave të dënuar sipas aktakuzave të PSRK-së, 60% e të dënuarve janë zyrtarë policor apo qytetarë. Derisa theksoi se pa këta zyrtarë policor dhe qytetarë, përqindja e personave të dënuar nga Departamentit Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë sipas aktakuzave të PSRK-së do të ishte vetëm 22.8%, nëse të njëjtit nuk do të shpalleshin fajtorë, apo vetëm 34.7%, nëse aktgjykimet përkitazi me këto aktakuza nuk do të ishin subjekt i analizimit. Kështu, suksesi i PSRK në provimin e aktakuzave në raste të mëdha, sipas të cilave raste karakterizohet mandati i saj, është jashtëzakonisht i limituar” theksoi Krasniqi.

Raporti i IKD thekson se në bazë të aktgjykimeve të analizuara, aktgjykime dënuese janë shqiptuar ndaj një ministri, një drejtor i AKI -së, një kryetari komune, një sekretari në ministri dhe një gjyqtari, ku shumica e këtyre vendimeve janë në shqyrtim në Gjykatën e Apelit sipas ankesave të parashtruara.Në anën tjetër, Krasniqi theksoi se IKD ka gjetur se DS i Gjykatës së Apelit nuk ka ngarkesë të pamenaxhueshme me lëndë, me ç’rast u evidentua progres në lidhje me rastet e kthyera në rigjykim: “Nga totali i vendimeve, Gjykata e Apelit në këto rast ka kthyer në rigjykim vetëm 3.8% të rasteve dhe asnjë prej këtyre vendimeve nuk i përket rasteve të korrupsionit”, tha Krasniqi.

Gjithashtu, Krasniqi tha se IKD ka gjetur se problematikë mbetet edhe mosaplikimi i dënimeve plotësuese, të cilat janë shqiptuar në vetëm 32.5% të rasteve. Ndërsa sa i përket çështjes së konfiskimit, ajo tha se në bazë të aktgjykimeve të analizuara, rezulton se se në asnjë rast të vetëm të korrupsionit, Departamentit Special nuk ka vendosur të konfiskojë pasurinë e përfituar me vepër penale. Kurse, tha se vendimi për konfiskim është përfshirë në vetëm një rast të korrupsion, por jo për vepër penale korruptive.Ky raport u publikua në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2024”, e cila organizohet me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit (INL), ndërsa organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile (IKD, FOL, INPO) me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”.

JU REKOMANDOJMË

Kurti njofton për identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës

Kurti njofton për identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
03/11/2026 - 20:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar edhe tre persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pas pranimit të raporteve të reja të ADN-së. Bëhet...

Më shumëDetails

“Më në fund mund t’i japim lamtumirën”, djali i doktor Adem Ademit me mesazh prekës pas identifikimit të babait

“Më në fund mund t’i japim lamtumirën”, djali i doktor Adem Ademit me mesazh prekës pas identifikimit të babait
03/11/2026 - 20:05

Pas 27 vitesh pritjeje, është identifikuar përmes analizave të ADN-së trupi i doktor Adem Ademit, i cili ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Djali i tij, Erblin Ademi,...

Më shumëDetails

OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media

OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media
03/11/2026 - 19:59

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka ftuar përfaqësuesit e mediave në një konferencë për media, e cila do të mbahet nesër,...

Më shumëDetails

Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

Rutte publikon foton me Ramën: Në fokus të takimit, mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina
03/11/2026 - 19:57

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka publikuar në rrjetin social X një fotografi nga takimi me kryeministrin Edi Rama, i cili u zhvillua në selinë e...

Më shumëDetails

Tezja e deputetes së VV-së rehatohet si diplomate në Hagë

Tezja e deputetes së VV-së rehatohet si diplomate në Hagë
03/11/2026 - 19:42

Kësaj radhe, Lumturie Lipoveci, tezja e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, është emëruar në një pozitë diplomatike në Ambasadën e Kosovës në Hagë të Holandës. Rehatimet partiake...

Më shumëDetails

Familja e Adem Ademit: Babai ynë do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon

Familja e Adem Ademit: Babai ynë do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon
03/11/2026 - 19:30

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram)...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    373 Shpërndaje
    Shpërndaje 149 Tweet 93
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë