Pas 27 vitesh pritjeje, është identifikuar përmes analizave të ADN-së trupi i doktor Adem Ademit, i cili ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Djali i tij, Erblin Ademi, përmes një njoftimi në emër të familjes, ku ka treguar se institucionet e Kosovës i kanë informuar se nga laboratori në Hagë kanë ardhur rezultatet e analizave të ADN-së, përmes të cilave është bërë identifikimi i babait të tij.
Pas gati tri dekadash pasigurie, pritjeje dhe kërkimi të së vërtetës, familja e ka cilësuar këtë si një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm, që shënon një hap drejt përmbylljes së pritjes së gjatë.
Asambleja Parlamentare e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë hap derën për përparim politik në Kosovë
Sot, 19:02 · 3 min lexim
Zhvarrimet në Kalludër e Jabukë, raporte të reja vijnë nga Haga, identifikohen Adem Ademi, Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti
Sot, 18:39 · 2 min lexim
“Ky lajm, pas gati tri dekadash pasigurie, pritjeje dhe kërkimi të së vërtetës, shënon një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për familjen tonë. Ai përbën një hap drejt përmbylljes së një pritjeje të gjatë dhe mundësisë që babit tonë t’i japim lamtumirën dhe nderimin që meriton”, thuhet në njoftimin e familjes.
Erblin Ademi ka shprehur mirënjohje për institucionet e Kosovës, zyrtarët, hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore që kanë kontribuar ndër vite në zbardhjen e fatit të babait të tij.
Familja ka bërë të ditur se doktor Adem Ademi do të varroset me nderimin dhe dinjitetin që i takon, duke vlerësuar jetën dhe kontributin e tij si mjek dhe kirurg.
“Për jetën që jetoi, përkushtimin e tij si mjek dhe kirurg, për jetët që shpëtoi dhe për kontributin që dha për njerëzit dhe shoqërinë”, thuhet në njoftim.
Për datën dhe kohën e varrimit, si dhe për hapjen e të pames, familja ka njoftuar se do të japë detaje në ditët në vijim.














