Gazetari Arben Ahmeti në emisionin e tij “Adresa”, duke folur për kandidaturat e partive politike për deputet, ka thënë se nëse do ta votonte VV-në, për deputet do ta votonte Agim Bahtirin.
“Do ta votoja Agim Bahtirin, sepse i duhet Kuvendit të Kosovës, është politikan i lindur”, ka thënë gazetari Ahmeti.
Ndryshe, Agim Bahtiri kandidon me numër 81 në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosje.










