Pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme, 51-vjeçari Skender Qerimaj dyshohet se vrau bashkëshorten e tij Lirije Qerimaj në Llaushë të Skenderajt.
Me 1 janar, 48-vjeçarja Lirije Qerimi kishte raportuar në polici për dhunën fizike që dyshohej se i shkaktonte bashkëshorti i saj Skender Qerimi, policia kishte njoftuar për këtë rast edhe prokuroren kujdestare e cila është Stojanka Kasaloviq.
Policia kishte njoftuar për këtë rast edhe prokuroren kujdestare e cila është Stojanka Kasaloviq, e cila e liroi në procedurë të rregullt të dyshuarin për vrasjen e gruas.

Veriu.info mëson se rasti do t’i ndahet prokurores për dhunë në familje Natasha Taniq.
Rasti është iniciuar si vrasje e rendë ndërsa i dyshuari Skender Qerimaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.












