Një zyrtar i Komunës së Lipjanit është sulmuar gjatë ditës së djeshme nga një qytetar, derisa ishte në detyrë zyrtare.
Rasti ka ndodhur derisa viktima ishte bashkë me një koleg, po ashtu zyrtar i komunës, duke bërë matjen e pronave në rrugën “Hamit Bytyqi”, kur papritmas u përballë me një person, i cili iu vërsul në sulm.
Motivi i sulmit nga qytetari ende nuk dihet, por që hetimet për rastin kanë filluar, pasi zyrtari komunal vendosi ta raportojë rastin në Polici.
Si rezultat i denoncimit, një njësi policore intervenoi duke shoqëruar në stacion policor palët e përfshira. I dyshuari F.I., është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ndaj tij me urdhër të Prokurori të Shtetit është iniciuar rasti “sulm ndaj personit zyrtar”.












