Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e cila është paralajmëruar që të mbahet nga ora 11:00, shkruan Gazeta Demos.
Sipas njoftimit të bërë, në këtë mbledhje do të diskutohet për organizimin e seancës së përbashkët parlamentare Kosovë-Shqipëri.
Mbledhja e përbashkët mes dy kuvendeve do të mbahet më 20 dhjetor.
Ajo do të zhvillohet në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës.
Në mbledhjen e sotme janë parë prezentë të gjithë përfaqësuesit e partive politike.












