Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë ndodhë nëse Kurti nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë, flet avokati i njohur

16/12/2024 - 18:36
në Lajme
A A
Kurti: Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTAS-s, do të nënshkruhet vitin e ardhshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur gjatë ditës së sotme në Prokurorinë Speciale, me gjithë ftesën që i ishte bërë javën e kaluar për të dëshmuar sot në orën 9:30 lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Kurti nuk është paraqitur me arsyetimin se ndodhet jashtë vendit.

Në një prononcim për Indeksonline, avokati i mirënjohur Arsim Vranovci, njëkohësisht edhe anëtar me të drejta të plota i Shoqatës së Avokatëve Evropian (Association of European Attorneys) ka dhënë detaje lidhur me ftesën e Prokurorisë Speciale për Kryeministrin lidhur me rastin e blerjes së rezervave shtetërore.

Sipas Avokatit Vranovci, shpesh, dëshmitarët në një procedurë penale kanë rëndësi të madhe si provë deri në aktgjykimin përfundimtar. Si rezultat i kësaj, ligjdhënësi u kushton rëndësi të posaçme.

“Dëshmitarët si provë në procedurën penale janë të paraparë me Kodin e Procedurës Penale. Ndër të tjera, dëshmitar në një procedurë penale thirret personi për të cilin besohet se mund të jep informata për veprën penale, për kryerësin e veprës penale si dhe për rrethana me rëndësi në një procedurë penale. Dëshmitarit i lexohet paralajmërimi para marrjes në pyetje, ndërkohë i përkujtohet detyrimi për të dëshmuar. Dëshmitari mund të refuzojë të dëshmojë nëse beson se me përgjigjet e tij, mund ta fajësoj vetveten. Nëse nuk e tregon të vërteten, dëshmitari mund të ndiqet sipas Nenit 382 (Lajmërimi apo kallëzimi i rremë) dhe 383 (Deklarimi rremë nën betim) të Kodit Penal. Varësisht nga konteksti, për dëshmi të rreme, mund të dënohet me gjobë dhe burgim nga 3 muaj deri në 3 vjet për veprën e parë dhe me gjobë ose me dënim me burg deri në 5 vjet”, ka thënë Vranovci.

Sa i përket kodit të producurës penale, Vranovci ka thënë se ky kod parashehë dëshmitarë të privilegjuar ku janë rastet kur dëshmitari me dëshminë e tij, do të shkelte detyrën e ruajtjes së fshehtësisë zyrtare ose ushtarake.

“Kodi jonë i Procedurës Penale i parasheh edhe dëshmitarët e privilegjuar, këto janë rastet kur dëshmitari me dëshminë e tij, do të shkelte detyrën e ruajtjes së fshehtësisë zyrtare ose ushtarake, derisa organi kompetent nuk e liron nga ky detyrim, avokati mbrojtës për pandehurin për ato që ia ka besuar mbrojtësit, përpos nëse i pandehuri kërkon vet që të dëshmojë mbrojtësi i tij/saj si dhe i bashkëpandehuri derisa sa zbatohet procedurë e përbashkët apo e veçantë, përpos kur i bashkëpandehuri është dëshmitar bashkëpunues. Të liruar nga dëshmia janë edhe personat që kanë lidhje të caktuara gjaku më të përpos kur për veprën mund të dënohet me 10 vjet e më shumë me burgim, personi fetar të cilit të i cilit i është rrëfyer i pandehuri, mbrojtësi, mbrojtësi i viktimave, gazetarët, etj., të cilët janë nën detyrim për të ruajtur fshehtësinë për atë që e kanë mësuar gjatë ushtrimit të profesionit. Pastaj, fëmijët përpos kur gjykata vlerëson së ata janë të aftë për ta kuptuar detyrimin për të treguar të vërteten. Këto aspekte dhe aspekte tjera të dëshmisë si provë në procedurën penale, rregullohen në detaje me Kodin e Procedurës Penale”, tha Vranovci.

Vranovci potencoi se sipas, Nenit 132.1 “Kur dëshmitari i cili është thirrur me rregull nuk paraqitet, e mosparaqitjen nuk e arsyeton mund të dënohet më gjobë.

“Praktika tregon se dëshmitarët mund të mos paraqiten në procedurë penale edhe pse janë thirre më rregull dhe mosparaqitjen nuk e arsyetojnë. Rasteve të mosparaqitje së dëshmitarit në një proces penal, i është kushtuar Neni 132 i Kodit të Procedurës Penale. Sipas Nenit 132.1 “Kur dëshmitari i cili është thirrur me rregull nuk paraqitet, e mosparaqitjen nuk e arsyeton, ose pa leje dhe shkak të arsyeshëm largohet nga vendi ku duhet të pyetet, gjyqtari i procedurës paraprake sipas detyrës zyrtare apo kërkesës së prokurorit të shtetit mund ta detyrojë dëshmitarin që të paraqitet. Nëse dëshmitari nuk paraqitet, gjyqtari i procedurës paraprake e dënon atë me gjobë deri dyqindepesëdhjetë (250) Euro për çdo herë që nuk paraqitet. Nëse dëshmitari vazhdon të refuzojë të dëshmojë pasi që është dënuar me gjobë, ai mund të burgoset siç parashihet në paragrafin 2 të këtij neni (1 muaj burgim)”, tha Vranovci.

“Nëse dëshmitari paraqitet kur është thirrur, por pasi të jetë bërë me dije për pasojat refuzon të dëshmojë pa arsyetim ligjor, mund të dënohet me gjobë deri në dyqindepesëdhjetë (250) Euro.

Kur dëshmitari refuzon të dëshmojë, atëherë mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një (1) muaj (Neni 132.2).”

Tutje bëri të ditur se kundër aktvendimit me gjobë ose me burgim lejohet ankesa, me përjashtim nga këto raste bëjnë pjesëtarët e ushtrisë dhe të policisë, të cilët nuk mund të burgosen për shkak të refuzimit për të dëshmuar.

“Kundër aktvendimit me të cilin shqiptohet dënimi me gjobë ose me burgim lejohet ankesa dhe për këtë vendos kolegji shqyrtues (Neni 132.3).

Përjashtim nga këto raste bëjnë pjesëtarët e ushtrisë dhe të policisë, të cilët nuk mund të burgosen për shkak të refuzimit për të dëshmuar. Në rastet e refuzimeve të tilla, njoftohen komandat përkatëse të këtyre dëshmitarëve që kanë refuzuar të dëshmojnë”, ka thënë Vranovci.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë