Besnik Seferi, anëtar i Kryesisë së Qendrës, i Këshillit dhe shef i Grupit Parlamentar të VV-së në Shtime, ka dalë në publik duke thënë se VV-ja i ka shkelur procedurat në përzgjedhjen e listës së kandidatëve për deputetë.
Seferi tha se nuk ka njohuri për mënyrën se si dhe pse janë propozuar emrat për kandidatë.
“Me këtë janë shkelur të gjitha procedurat të parapara me rregullat në fuqi”, tha Seferi në Facebook.
Tutje, ai tha se nuk e kundërshton ndonjë emër nga kjo listë, por është kundër shkeljeve procedurale që i ka bërë VV-ja në këtë proces.











