Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka zhvilluar takim me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë takimit Hovenier tha se shprehu mirënjohje për rolin e EULEX-it në sundimin e ligjit.
”Mirënjohës ndaj@EulexHoMGjeneralmajor Barbano dhe misioni i EULEX-it këtu në Kosovë për mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit dhe avokimin për llogaridhënien, të drejtat e njeriut dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar ai.
Bashkëpunimi dhe partneriteti ynë do të vazhdojë, ka shtuar më tutje Hovenier./Indeksonline/











