Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka thënë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas saj, kazerma “Adem Jashari” është pa rrymë gjashtë orë në ditë, dhe vetëm shtabi i përgjithshëm ka gjenerator.
“Sagë me ushtarët e FSK-së. Ushtarët e FSK-së edhe po mërdhijnë. Përpos pa ushqim e të nëpërkëmbur, tash ushtarët kanë mbet edhe pa energji elektrike. Sapo më informuan se kazerma “Adem Jashari” është pa rryme 6 orë në ditë. Vetëm Shtabi i Përgjithshëm ka gjenerator, hapësirat tjera janë në mëshirë të fatit. Ku është ministri Maqedonci që në emër të fushatës, tani duke qenë edhe kandidat për deputet, po mundohet të krijojë fabrikë municioni, e ushtarët i ka pa bukë e pa rrymë”, ka shkruar deputetja në Facebook, njofton Klankosova.tv.