Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar thirrjen e re të Vetëvendosjes që në zgjedhjet e 9 shkurtit të arrijë 500 mijë vota. Ai ka thënë se Kurti gënjen edhe po të pyesësh sa është ora.
“Edhe po të ishte ora 3, ai do të thoshte se është 10 në 3 veç që ti të vonohesh”, ka thënë gazetari Kajtazi.
Kajtazi ka thënë se Albin Kurti edhe po të sigurojë 700 mijë vota, do ta bëjë edhe më keq gjendjen në Kosovë.
“Albin Kurti është një prej tipave që po ta pyesësh sa është ora, ai të rren. Ky është rrenc patologjik, pjesa më e madhe e asaj që thotë është rren”, ka thënë Kajtazi në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.
“Ky po i lyp 500 mijë vota që të mos jetë i varur prej Listës Serbe, ndërkohë na i prezanton Mimoza Kusarin si heroinë, e cila koordinohej me Milan Radoiçiqin për punët e këtij shteti”, ka shtuar Kajtazi.
“Ne e kemi dëgjuar me vesh a varet a nuk varet. Sepse i janë dashur do vota për do ligje që i ka ba me Radoiçiqin”, ka thënë ai.
Sipas Kajtazit, Kosova kurrë nuk ka qenë më keq sa i përket zhvillimit ekonomik.
“Po çuditem ku po do me i marrë 500 mijë vota kur gjithnjë e ma shumë është duke u zbrazur Kosova”, ka thënë Kajtazi.